Festivali Ballkanik i Verës, Shqipëria pjesëmarrëse me 5 kantina vere - Business Magazine Albania

Festivali Ballkanik i Verës, Shqipëria pjesëmarrëse me 5 kantina vere


Shqipëria merr pjesë për herë të parë në Konkursin dhe Festivalin Ballkanik të Verës që po mbahet në Sofie të Bullgarisë.
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve në bashkëpunim me Proclic Webmarketing dhe Organizatën Shqiptare të Somelerisë bënë të mundur që Shqipëria të paraqitet me 5 kantina vere, Cobo, Nurellari, Belba, Kallmet dhe Balaj.

Drejtori i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, në AIDA, Daniel Guçe, bëri të ditur për ATSH-në, se Shqipëria është i vetmi shtet me 100 % varietete autoktone. “Interesi ka qenë shumë i lartë nga vizitorët dhe importuesit më të mëdhenj të verërave. Paraqitja e verës shqiptare ishte në formë profesionale”.

Sipas tij, qëllimi i pjesëmarrjes në këtë aktivitet është jo vetëm promovimi i verës, por dhe bashkëpunimi rajonal për hapjen drejt tregjeve të reja. Pjesëmarrëse në Konkursin dhe Festivalin Ballkanik të Verës janë pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit.

 

/Lexo.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0