Femrat në TIK, ICK ndihmon në shndërrimin e ideve të tyre në biznes - Business Magazine Albania

Femrat në TIK, ICK ndihmon në shndërrimin e ideve të tyre në biznes


Innovation Centre Kosova ka lançuar thirrjen e parë të edicionit të femrave për startups apo ndërmarrje të reja të udhëhequra nga femrat të bëhen pjesë e Inkubatorit të ICK.

Ekipet që do të fitojnë të drejtën të bëhen pjesë e Inkubatorit do të kenë mundësi që përpos shërbimeve të inkubatorit (zyrё, hapësira punuese “coworking”, salla të konferencës, konsulencë, mentorimi, trajnime, rrjetëzim etj.) të përfitojnë edhe grante deri në 3,000 euro të cilat do të ndihmojnë në zhvillimin e idesë apo biznesit. Ekipet në Innovation Centre Kosovo do të përfitojnë edhe nga ligjerata nga folës ndërkombëtarë me përvojë në fushën e ndërmarrësisë dhe inovacionit.

Përveç kësaj, bizneset e reja në kuadër të programit të inkubatorit përfitojnë nga shërbimet online të mirënjohura, si Amazon Web Services dhe Microsoft BizSpark, të cilat ndihmojnë në kursimin e shumë parave. Gjithashtu të gjitha ekipet e inkubatorit përfitojnë drejtpërdrejt nga ngjarjet vendore dhe ndërkombëtare si: Global Entrepreneurship Network (GEN), Hello Tomorrow Challenge, Startup Grind nga Google for Entrepreneurs, Startup Week, NASA Space Apps Challenge e të tjera.

“Për momentin në ICK janë tri ekipe që udhëheqin nga femrat dhe disa që janë pjesë e ekipeve të tjera në inkubatorë, por ne si ICK dëshirojmë që ta rrisim këtë numër në mënyrë që në të ardhmen të kemi gjithnjë e më shumë femra sipërmarrëse në Kosovë duke u fokusuar në teknologji dhe informacion,” thotë Safet Rama, menaxher i Inkubatorit në ICK. Pra, ICK ndihmon femrat në Kosovë në shndërrimin e ideve në biznese të reja të suksesshme.”

Innovation Centre Kosovo është plotësisht e përgatitur në të gjitha aspektet për zhvillimin e ndërmarrësisë dhe biznesit, me theks në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit (TIK), që përfshijnë kompjuterë, aplikacione softuerike, internet, aplikacione mobile dhe të bazuara në Ueb-faqe, bazat e të dhënave etj. Femrat me ide të mira në TIK të cilat dëshirojnë të fillojnë biznes janë të mirëseardhura që të aplikojnë online për tu bërë pjesë e Inkubatorit (afati i fundit: 2 qershor 2016).

Por edhe femrat qё tashme janë duke udhëhequr kompanitë e tyre për më pak se dy vite dhe dëshirojnë ta zgjerojnë biznesin e tyre, mund të aplikojnë online. Plotësimi i formularit online është faza e parë e procesit për t’u bërë pjesë e inkubatorit në ICK.
Pas datës 2 qershor, komisioni vlerësues i ICK-së do t’i shqyrtojë të gjitha aplikacionet për të parë se cilat aplikacione shkojnë në fazën e dytë të procesit.

Për më shumë informacione në lidhje me këtë, shihni udhëzimet në lidhje me ftesën publike për aplikim (në gjuhën shqipe, serbe apo angleze).

 

/Telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0