FCC zbulon aplikacionin që do t’i lejojë përdoruesit të marrin informacione për perfomancën e rrjetit të tyre - Business Magazine Albania

FCC zbulon aplikacionin që do t’i lejojë përdoruesit të marrin informacione për perfomancën e rrjetit të tyre

Komisioni Federal i Komunikimeve (FCC) ka zbuluar një aplikacion të ri që lejon konsumatorët amerikanë të testojnë shpejtësinë e ‘brezit të gjerë’ të telefonit të tyre, në mënyrë që të vlerësojnë saktësinë e gamës së mbulimit të një ofruesi.

“Në botën e sotme dixhitale, një lidhje e shpejtë dhe e besueshme në internet është thelbësore për gjithçka, nga arsimi tek kujdesi shëndetësor, puna dhe qëndrimi i lidhur me familjen dhe miqtë”, tha në një njoftim për shtyp kryetarja e FCC, Jessica Rosenworcel.
Bëhet e ditur se karakteristikat e reja të aplikacionit të FCC do të përfshijnë një funksion “provimi të përsëritur” që do t’i lejojë përdoruesit të kryejnë teste në mënyrë të përsëritur pa pasur nevojë të futin dhe çertifikojnë informacione përpara çdo testi individual, duke lejuar teste pa duar gjatë drejtimit të automjetit, shkruan yahoonews.

Ai zëvendëson aplikacionin origjinal “Speed ​​Test” dhe u mundëson amerikanëve të marrin informacione falas në lidhje me performancën e rrjetit të tyre celular.

Të dhënat e aplikacionit synojnë të përmirësojnë saktësinë e informacionit të mbulimit celular të shfaqur në Hartën Kombëtare të Brezit të Gjerë të agjencisë. Rosenworcel thotë se konsumatorët “meritojnë të dinë se ku kanë mbulim celular dhe me çfarë shpejtësie”.  telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0