Facebook gjurmon edhe hollësitë më të frikshme për jetën tuaj. Ja se si t’i gjeni ato


Siç thotë dhe shprehja: “Nëse ju nuk jeni duke u shitur, ju jeni produkti.” Në asnjë situatë kjo nuk është aq e vërtetë sa në Facebook.

Rrjeti social numëron pothuajse dy miliardë përdorues dhe ofron sasi të madhe përmbajtjeje falas që e mban shumicën prej nesh të zënë me orë të tëra çdo ditë. Dhe në të ardhmen kërkon që ta shtojë këtë përpjekje për të na mbajtur në website edhe më gjatë, ose në pronat e tjera të Facebook, si Messenger, Whatsapp dhe Instagram.

Sa më shumë kohë që Facebook i mban përdoruesit, aq më shumë të dhëna mund të mblidhen për secilin prej nesh. Këto të dhëna janë ato që i sjellin reklamuesit në platformë dhe në fund të fundit ajo që vendos paratë në arkën e Facebook.

Business Magazine ju tregon një shembull me anën e kësaj tabele:

Kjo është vetëm një pjesë e informacionit që Facebook ka për një përdorues. Me një vështrim të shkurtër, ju mund të shihni se Facebook e di se çfarë lloji smartphone-i përdorim, shfletuesin që përdorim më shpesh, zakonet e udhëtimeve tona, madje edhe prirjet politike. Parashikimet bëhen në bazë të faqeve që pëlqejmë, përditësimeve të statusit, asaj që pëlqejnë miqtë tanë, vendndodhjen, fokusin e karrierës dhe madje si ndërveprojmë me llogari ose reklama të tjera, brenda ose jashtë faqes duke na dhënë një pamje mjaft të qartë të secilit prej nesh. Dhe këto janë vetëm të dhënat që Facebook bën publike.

Është diçka e mahnitshme, me të vërtetë. Edhe e frikshme në të njëjtën kohë. Ne kemi frikë nga hakerat, por kërcënimi më i madh për privatësinë në internet, të paktën sipas mendimit tim, vjen nga faqet me të cilat ndërveprojmë çdo ditë.

Këtu mund të kontrolloni profilin tuaj të reklamës. Për të parë informacionin që ju përshkruan më së miri, klikoni Your Information > Your Categories. Duhet të jetë relativisht i saktë. Nëse jo, mund të fshini grupet e reklamave që nuk mendoni se i përkisni. Mbani parasysh: nëse mendoni se fshirja e të gjithave prej tyre do të çojë në më pak reklama, e keni gabim. Ajo do të sjell vetëm që reklamat të jenë më të rastësisshme.

Burimi: thenextweb.com

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale