Kompania mëmë e Facebook dhe Insagramit, Meta mund t’i japë fund politikave të ndalimit të imazheve të gjoksit të zhveshur duke “përqafuar” fushatën “Free the nipples”.
Të martën, bordi mbikëqyrës i Metës rrëzoi vendimin e kompanisë për të hequr dy postime në Instagram ku shfaqeshin njerëz transgjinorë dhe jobinarë me gjoks të zhveshur, duke thënë se Meta duhej të ndryshonte politikën e saj për ta bërë atë më gjithëpërfshirës.
Lexo: Shqipëria me rikuperimin më të shpejtë të turizmit në Europë, rritja më e lartë e net qëndrimeve për vitin 2022
Bordi, i cili financohet nga Meta, por funksionon në mënyrë të pavarur, tha se politika e kompanisë për lakuriqësinë e të rriturve bazohet në një pikëpamje binare të gjinisë, duke e bërë të paqartë se si zbatohen rregullat për personat interseks, jobinarë dhe transgjinorë.
Sipas bordit kjo krijon konfuzion për përdoruesit dhe moderatorët dhe, siç ka arritur në përfundime Meta, çon në heqjen gabimisht të përmbajtjeve të ndryshme.
Bordi mbikëqyrës i gjigantit të mediave sociale përbëhet nga akademikë, ekspertë të të drejtave dhe avokatë dhe rregulla mbi apelimet e diskutueshme për moderimin e përmbajtjes, si dhe këshilla për politikat e faqes.
Fushata e quajtur #WeTheNipple, synon të bindë rrjetet sociale që të heqin politikat që kufizojnë postimin e fotove ku duket gjoksi i zhveshur
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.