Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Itali, me ftesë të kryeministres Giorgia Meloni, në ditët e politikës, kulturës, debatit, në Atreju 2023. Gjatë këtij eventi ai është takuar me njeriun më të pasur të botës, Elon Musk. Videon e ka postuar në rrjete sociale, duke shkruar: Me Mister X, në Romë. I është referuar Mister X, duke qenë se Musk zotëron ish-Twitter, që tashmë quhet X.
Me Mister X në Romë”, ka shkruar Rama krahas pamjeve nga takimi.
Mësohet se Musk i shprehu kryeministrit dëshirën për vizituar Shqipërinë.

“Do më pëlqente të vija në Shqipëri!”, i tha Musk.
“Eja, ka shumë për të parë dhe bërë në Shqipëri, po mbi të gjitha e sigurtë që s’do të pendohesh”, tha Kryeministri Rama.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto