Shumë kompani rivale të Elon Musk, janë përpjekur prej kohësh të hedhin poshtë propozimin e tij për Hyperloop – një sistem inovativ i transportimit të mallrave dhe njerëzve, që priret të shkurtojë kohën e udhëtimeve në distanca të largëta.
Por duket se rivali më i madh i ekipit të Elon Musk është një vajzë 13-vjeçare.
Lexoni gjithashtu:
Elon Musk do të dhurojë 1 milion dollarë për mbjelljen e pemëve. YouTube mbështet kauzën
Caroline Crouchley, një nxënëse nga New York-u, mund të ketë shpikur një zgjidhje më të qëndrueshme ndaj mjedisit. Ideja e saj fitoi vendin e dytë në 3M Young Scientist Challenge, një konkurs vjetor për shkencëtarët e rinj. Koncepti i Crouchley-t bazohet në ndërtimin e tubave pneumatikë pranë stacioneve ekzistuese të trenave. Një shpikje e tillë pritet të ulë kostot e infrastrukturës dhe duket më e sigurt.
Ndryshe nga Hyperloop i Musk, dizajni i saj mbështetet 100% në energji të rinovueshme, ku eleminon nevojën për një motor me naftë ose elektricitet. Kjo gjë i bën trenat më të lehtë e rrjedhimisht më të shpejtë.
Disa ekspertë janë treguar skeptikë përsa i përket propozimit të Elon Musk, duke theksuar se projekti i tij injoron shpenzimet dhe rreziqet e teknologjisë dhe nuk është praktik. Sipas tyre, Hyperloop mund të sjellë probleme si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike si dhe mund të jetë i pasigurt ndaj sulmeve terroriste.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto