Elon Musk kalon Jeff Bezos duke u bërë personi më i pasur në botë - Business Magazine Albania

Elon Musk kalon Jeff Bezos duke u bërë personi më i pasur në botë

Elon Musk, pronari i kompanisë prodhuese të automjeteve elektrike të nivelit të lartë, “Tesla”, u ngrit në rangun e personit më të pasur në botë, falë rritjes së aksioneve të Tesla-s në Bursë, sipas agjencisë “Bloomberg”.

Falë rritjes së aksioneve të Tesla-s, nga të cilat ai zotëron 18 %, në Wall Street, sipërmarrësi i çuditshëm 49-vjeçar, i cili gjithashtu drejton “SpaceX”, kaloi sot në mëngjes përpara Jeff Bezos, kreut të “Amazon”, sipas llogaritjeve të “Bloomberg”, që mban të përditësuar renditjen e miliarderëve.

Aksionet e kompanisë së Elon Musk, Tesla, u rritën pasi Senati i SHBA-së, i kontrolluar nga demokratët, rriti shpresat se do të nisë një “axhendë të gjelbër”. Tesla është një kompani me automjete elektrike dhe energji të pastër, me seli në Palo Alto, Kaliforni. Produktet e Tesla-s përfshijnë makina elektrike, ruajtjen e energjisë së baterisë, panele diellore dhe produkte dhe shërbime të ngjashme.

LEXO: Elon Musk, njeriu i tretë më i pasur në botë

Një rritje prej 4.8% e çmimit të aksioneve të Tesla ishte e mjaftueshme për ta shtyrë Musk në vendin e parë sipas indeksit të miliarderëve të Bloomberg, i cili ndjek ndryshimet ditore për 500 njerëzit më të pasur në botë. Pasuria neto e sipërmarrësit 49-vjeçar arriti 186 miliardë dollarë të mërkurën, duke e bërë atë 1.5 miliard dollarë më të pasur se Bezos, i cili kishte mbajtur vendin e parë që nga tetori i vitit 2017. Pas lajmit, Elon Musk reagoi në Twitter duke thënë “sa e çuditshme” dhe “ok, rikthehemi në punë”. Musk ka thënë se ka qëllim ta përdorë gjysmën e pasurisë së tij për të “ndihmuar problemet në Tokë” dhe “gjysmën për të ndihmuar krijimin e një qyteti në Mars për të siguruar vazhdimin e jetës (të të gjitha specieve) në rast se Toka goditet nga një meteor ose Lufta e Tretë Botërore ndodh dhe ne shkatërrojmë veten”.

Musk, i cili zotëron 20% të aksioneve të Tesla-s, ishte personi i 35-të më i pasur në botë në fillim të vitit 2020. Ai gjithashtu zotëron kompaninë e raketave SpaceX, e cila po transporton astronautët në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar në një marrëveshje me NASA. Megjithatë, ekziston frika se çmimet e aksioneve mund të rriten shumë më tepër se vlerat reale dhe “flluska” mund të shpërthejë në mënyrë spektakolare, referuar një situatë të mirë, e cila nuk ka të ngjarë të zgjasë.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0