Elon Musk është urdhëruar të paraqitet në gjyq! Ja cilat akuza rëndojnë mbi të... - Business Magazine Albania

Elon Musk është urdhëruar të paraqitet në gjyq! Ja cilat akuza rëndojnë mbi të…

Elon Musk është urdhëruar të dëshmojë për herë të tretë në hetimin për blerjen e Twitter, i njohur tani si X. Ky veprim nga gjykatësja amerikane, Laurel Beeler, ndodhi pasi Musk nuk është paraqitur para Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve (SEC).

Sipas gjykatës, Musk “nuk u paraqit” dhe “po i reziston” thirrjes me arsyetimin se ky hetim është i pabazë, ngacmues, dhe kërkon informacione të parëndësishme”.

SEC ka paditur pronarin e Tesla-s për ta detyruar atë të bashkëpunojë në hetimin e blerjes së Twitter për 44 miliardë dollarë (40,757,420,000 euro). Zyrtarët duan të dëgjojnë provat e miliarderit nëse ai ka vepruar në mënyrë të ligjshme kur ka blerë aksionet e rrjetit social.

Kjo duket të jetë dëshmia e tretë pas dy të tjerave në vitin 2022, thirrje kjo e cila sipas tij përbën “ngacmim”, shkruan skynews,. Elon Musk ka pasur përplasje të ndryshme me qeverinë.

Në nëntor të vitit të kaluar ai dështoi në përpjekjen e tij për të ndaluar Komisionin Federal të Tregtisë (FTC) të kryesonte trajtimin e të dhënave private të përdoruesve.

Lexo: NOA 25 vite kontribut në ekonominë shqiptare

Ai e përshkroi këtë rast si “rast i turpshëm i armatosjes së një agjencie qeveritare për qëllime politike dhe shtypjes të së vërtetës”.

Miliarderi u fut sërish “në probleme” në vitin 2018 kur shkroi në Twitter se “Financimi është siguruar”, ndërsa përpiqej ta kthente Tesla-n nga pronësia publike në private.

Nga rregullatorët kjo u argumentua se përbën shkelje të ligjeve të sigurisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0