Papa Leo ngre alarmin AI: Një kërcënim për dinjitetin njerëzor - Business Magazine Albania

Papa Leo ngre alarmin AI: Një kërcënim për dinjitetin njerëzor

Papa Leo XIV po e kthen rrezikun që paraqet inteligjenca artificiale (AI) për njerëzimin në çështje kyçe të trashëgimisë së tij papnore, duke sfiduar hapur industrinë e teknologjisë – një sektor që prej vitesh përpiqet të afrojë Vatikanin në radhët e veta. Papa i ri amerikan, i cili mban emrin e Leo XIII – një figurë historike që në fund të shekullit XIX mbrojti të drejtat e punëtorëve në epokën e trazuar të industrializimit po pozicionohet sot si një zë i fortë përballë revolucionit të katërt industrial: teknologjisë së pakontrolluar të AI-së.

Duke iu drejtuar një salle me kardinalë muajin e kaluar, Ati i Shenjtë deklaroi se do të mbështetet mbi 2,000 vite doktrinë të Kishës Katolike për t’iu përgjigjur “një tjetër revolucioni industrial dhe risive në fushën e inteligjencës artificiale që përbëjnë sfida serioze për dinjitetin njerëzor, drejtësinë dhe punën”, sipas raportimeve të The Wall Street Journal.

Lexo edhe: Luftë për superinteligjencën, OpenAI refuzon ofertat marramendëse të Zuckerberg

Në përpjekje për të ndikuar diskursin që buron nga Roma dhe, nëpërmjet saj, për të ndikuar qeveritë dhe politikëbërësit globalë, drejtues të korporatave si Google, Microsoft, Cisco dhe të tjerë kanë vizituar Vatikanin për të “predikuar” të mirat e teknologjive të reja.

Megjithatë, Vatikani po kërkon diçka më konkrete: një traktat ndërkombëtar detyrues për rregullimin e AI-së, një propozim që bie ndesh me interesat e shumicës së CEO-ve të teknologjisë, të cilët paralajmërojnë se rregullat e tilla mund të mbytën inovacionin dhe përparimin teknologjik.

Papa Leo XIV duket i vendosur të shndërrohet në një figurë morale botërore në një epokë të trazuar teknologjikisht, duke sfiduar jo vetëm axhendën e kompanive, por edhe indiferencën politike.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Dallimi mes një fitimtari dhe një humbësi është që fitimtari ngrihet një herë më shumë.”
— Jack Ma
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0