10 mësime për shitjen nga Denis Gafuri, pas konferencës më e madhe për shitjet në botë - 10X GROWTH - Business Magazine Albania

10 mësime për shitjen nga Denis Gafuri, pas konferencës më e madhe për shitjet në botë – 10X GROWTH


Trajneri i shitjes Denis Gafuri ka ndarë në një intervistë me Businessmag eksperiencën e tij nga konferenca më e madhe për shitjet në botë – 10X Growth. Kjo konferencë u organizua nga Grant Cardone në Miami, Florida, në stadiumin Marlins Park ku 12 sipërmarrës të jashtëzakonshëm ndanë njohuritë dhe eksperiencën e tyre në shitje dhe marketing. Këtë event e ndoqën 30.000 pjesëmarrës nga e gjithë bota.

Konferenca bazohet në faktin që 10X është mendimi i duhur, i kombinuar me sasinë e duhur të veprimeve në të gjithë interesat e jetës sonë, për të arritur një jetë të jashtëzakonshme. 10X do të thotë të japësh dhjetë herë më shumë energji, përpjekje, kohë dhe para më shumë se sa ju ose të tjerët mendoni se është e përshtatshme për të arritur qëllimin dhe suksesin tuaj.

Folës të klasit botëror, si Grant Cardone, Steve Harvey, Ryan Deiss, Sara Blakely, Tai Lopez etj, që përfaqësojnë industri të ndryshme në shitje dhe marketing ndanë pasionin dhe njohuritë e tyre për të shtyrë kufijtë e asaj që mendojnë se është e mundur në karrierën dhe në jetën tuaj.

 

Cilat ishin pikat më interesante nga konferenca 10X GROWTH?

1. Kur takohesh me njerëz të rinj, mendo se çfarë mund të bësh për ta.
2. Shitja është aftësia më e vlefshme që mund të kesh.
3. Shite veten së pari (ndërto raport, fitoje besimin) e më pas shit shërbimin apo produktin që ofron.
4. Krijo jetë më të mirë duke u përmirësuar në shitje.
5. Suksesi ynë është i bazuar në faktin se sa mirë janë duke punuar njerëzit që janë rreth nesh.
6. Bëj listën e prioriteteve 1.Must do, 2. Have to dhe 3. FUCK list (mos u merr me to).
7. Jep më shume se sa merr.
8. Eshtë e pamundur ta teprosh me shpenzimet në marketing (Mos kurse në marketing).
9. Hiqini pengesat në raporte bashkëshortore dhe mendoni si një person i vetëm. Fokusohuni në gjëra të mëdha për ju dhe për të ardhmen tuaj.
10. Vendosni objektiva të përbashkëta, strategjike dhe afatgjata si partner dhe askush nuk mund t’ju thyejë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0