Efektet shëndetësore të një udhëtimi të gjatë me avion -

Efektet shëndetësore të një udhëtimi të gjatë me avion

Efektet shëndetësore të një udhëtimi të gjatë me avion

Vitet e fundit, udhëtimet ajrore janë bërë gjithnjë e më të shpeshta, qoftë për qëllime profesionale apo personale. Por, ndërsa udhëtimet e gjata ofrojnë mundësinë për të zbuluar vende të largëta dhe magjepsëse, ato gjithashtu mund të sjellin një sërë efektesh shëndetësore jo të papërfillshme.

Këto efeke shëndetësore mund të ndodhin për shkak të lartësisë së madhe, si dhimbje veshi, dhimbje koke, përgjumje dhe probleme me zorrët. Fazat e ngritjes dhe uljes së avionit janë më delikatet, pasi ndryshimi i papritur i presionit çrregullon trupin.

Dehidratim- Dehidratimi është i zakonshëm gjatë fluturimeve të gjata për shkak të ajrit të thatë të kabinës. Është e rëndësishme të pini shumë ujë para dhe gjatë fluturimit për të parandaluar dehidratimin.

Mpiksja e gjakut- Në fluturime të gjata, qëndrimi i palëvizshëm mund të prodhojë mpiksje gjaku potencialisht të rrezikshme. Është e rëndësishme të lëvizni çdo dy orë, të hidratoheni, të shmangni alkoolin dhe të vishni çorape kompresioni (llastiku) në rast të kushteve të veçanta.

Lexo:Mënyra për të kursyer para gjatë pushimeve në Evropë

Dhimbje qafe dhe shpine- Dhimbjet e qafës dhe shpinës janë mjaft të zakonshme kur udhëtoni në distanca të gjata. Këshilla është të përdorni jastëkë për të mbrojtur qafën dhe shpinën, ngrihuni herë pas here dhe ecni nëse është e mundur.

Ankthi- Ankthi i udhëtimit mund të shkaktohet nga frika e fluturimit, hapësirat e mbyllura ose komplikimet mjekësore, që rezultojnë në pagjumësi dhe hiperventilim. Udhëtimi me një shoqërues me përvojë, marrja e ilaçeve kundër ankthit mund të ndihmojë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0