Linda Kalasa e nisi eksperiencën e saj me çajin Kombucha si një dëshirë për t’u kujdesur më tepër për shëndetin e saj, por rrugës kuptoi se sa i rëndësishëm është i ashtuquajturi ‘Çaji i përjetësisë’.Kombucha përbëhet nga çaj, sheqer, baktere dhe tharm. Pasi këta përbërës fermentohen, bashkohen me ekstrakte bimore si xhenxhefili dhe janë gati për konsumim. Linda Kalasa na tregon se si ta përgatisim vetë në shtëpi këtë çaj, i cili ka përfitime të jashtëzakonshme shëndetësore, duke qenë se përmban probiotikë, antioksidantë, aminoacide, enzima, vitamina dhe shumë minerale.
Ju jeni artizane dhe e përgatisni vetë çajin Kombucha. Prej sa vitesh merreni me këtë gjë?
Linda Kalasa: Po e përgatis vetë. Kam pasur një pasion për të qenë e shëndetshme në të gjitha drejtimet dhe për t’u shëruar në mënyrë natyrale pa ilaçe dhe kështu ka filluar gjithçka.
Ju në profesion jeni edukatore kopshti dhe jeni fokusuar më pas tek pasioni juaj. Çfarë prodhoni konkretisht?
Linda Kalasa: Kam filluar në rradhë të parë ta konsumoj dhe pastaj ta fermentoj një pije të quajtur Kombucha.
Çfarë të mirash sjell kjo pije dhe si e ke zbuluar?
Linda Kalasa: Kombucha është një pije që daton rreth 2 mijë vjet më parë, në Kinë. Është shpikur nga një prift tibetian, i cili dëshironte të shëronte mbretin dhe ia doli që ai të shërohej me shumë sukses. Për nder të tij mbreti ia vuri emrin pijes Kombu dhe me prapashtesën cha, sepse në gjuhën kineze do të thotë çaj. Edhe sot kjo pije njihet me këtë emër.
A pihet ende edhe sot kjo pije në Kinë?
Linda Kalasa: Po pihet në të gjithë botën, por në Kinë nisi dhe më pas u përhap në vende të tjera dhe në të gjithë Azinë. Thuhet se u jepej ushtarëve për t’i shtuar më tepër fuqinë. Kombucha më pas nisi të përdorej në Rusi dhe në Europë. Në vitet 60-të të shekullit të kaluar nga studiuesit u zbulua se kjo pije ishte për një shëndet të mirë dhe kështu u përhap më pas në të gjithë botën.
Cilat janë hapat e përgatitjes së çajit Kombucha ?
Linda Kalasa: Për përgatitjen duhet 10 gr çaj i zi ose jeshil ose dhe me bustina. Për një litër çaj mund të përdorni dy bustina. Ndërkohë na duhet sheqer që varion gjithmonë nga koha, për shembull në verë 50 gr, ndërsa në dimër na duhet më shumë rreth 80-90 gr. Në këtë çaj më pas shtojmë çajin e fermentuar dhe kërpudhën, e cila gjendet dhe në Shqipëri. Kërpudha ushqehet me sheqerin që kemi hedhur dhe taninën që përmban çaji. Ena duhet të jetë qelq dhe e pastër, sepse në të kundërt rrezikojmë që të myket. Pasi i kemi hedhur bashkë duhet ta mbulojmë me një pecetë të pastër, duke e izoluar për të shmnagur pluhrat. Duhet lënë pa kapak në mënyrë që të marrë oskigjen dhe të çlirojë gazrat e fermentimit.
Çfarë ndodh me proçesin e kërpudhës brenda në çaj?
Linda Kalasa: Kërpudha do të ushqehet me sheqerin dhe taninën që ka çaji dhe do ta fermentojë. Shumë e rëndësishme është temperatura e ajrit, pasi në verë fermentohet më shpejt, ndërsa më dimër duhen rreth 10-12 min. Kjo është diçka e thjeshtë për t’u përgatitur, por ujin duhet ta zjejmë, sepse ka klor dhe kjo gjë nuk e lejon të fermentohet. Ky është proçesi.
Si nisët ta përdorni këtë çaj, a ka një lidhje të caktuar me shëndetin tuaj?
Linda Kalasa: E konsumojmë të gjithë për shkak të vetive që ka dhe për mënyrën sesi ai shërben. Duke qenë se merem me bimët mjeksore dhe informacionet mund t’i marr duke lexuar nisa të interesohem më shumë për ato produkte që sjellin dobi në shëndet.
Në Shqipëri jeni vetëm ju që mereni me ktë produkt?
Linda Kalasa: Nuk është i njohur sepse ky është një fermentim artizanal, vlerat e të cili janë tek probiotikët dhe nëse bëhet në një linjë prodhimi atëherë ka një tjetër mënyrë prodhimi. Duke u pasterizuar, probiotikët humbasim dhe kështu mënyra artizanale është e duhura.
Cilat janë efektet pozitive dhe negative që sjell në organizëm?
Linda Kalasa: Vlerat janë të shumta, ka probiotikë, të cilët janë shumë të rëndësishëm për shëndetin e njeriut dhe në 10 vitet e fundit është zbuluar që 95% e sëmundjeve fillojnë në zorrë. Kështu probiotikët na ndihmojnë në tretjen e ushqimit dhe të pasurit e një zorre të shëndetshme. Ka një shprehje ku thuhet se zorra është truri ynë i dytë dhe me këto probiotikë që përmban kombucha na ndihmon të kemi jo vetëm zorrët, por edhe një mendje të shëndetshme. Parandalon gjithashtu sëmundjet e alzhaimerit dhe demencës. Ka persona që nuk duhet ta përdorin, ndër këta janë gratë shtatzëna dhe nënat me fëmijë në gji. Për këto raste mungojnë studimet dhe nuk këshillohet që të konsumohet. Gjithashtu edhe personat që kanë probleme në veshka dhe mëlçi, të cilët marin mjekime të caktuara si dhe ata që bëjnë kimioterpi nuk duhet ta konsumojnë, pasi pija mund të ndikojë në mjekimet e tyre.
Si ndiheni ju që e keni prodhur dhe merreni çdo ditë me të? Çfarë emocioni ju jep kjo veprimtari?
Linda Kalasa: Më pëlqen që kam gjetur diçka që është elizir i shëndetit dhe jetëgjatësisë. Jo vetëm për vete, por dhe për familjarët e mi ndaj uroj që të përdoret edhe më gjerë.
Kush e ka përdorur për herë të parë dhe çfarë përshtypjesh ju ka dhënë?
Linda Kalsa: Familja ishte e para. Më është dashur pak kohë që t’i bindja, pasi efektet e saj duken shpejt dhe janë me rezultate pozitive.
E shihni si një biznes në rritje punën si artizane ? A duhet t’ju besojnë njerzit?
Linda Kalasa: Patjetër që po. Është diçka që bëhet dhe përdoret nga ne në shtëpi, pa konservantë dhe produkte të dëmshme.
Linda, keni prodhuar dhe një shampo? Çfarë mund të na thoni për të?
Linda Kalasa: Është me produkte bimore kundër zbokthit dhe për rritjen e flokëve. E kemi provuar në shtëpi dhe na ka pëlqyer tani na duhet edhe mendimi i të tjerëve për këtë produkt.
A keni një mesazh për ata që nuk kujdesen shumë për shëndetin, sikurse ju?
Linda Kalasa: Duhet të kujdesen për shëndetin e tyre sot sepse nëse e bëjnë këtë do të jenë më mirë nesër.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.