Edelstein: Nxitje kompanive izraelite të investojnë në Shqipëri - Business Magazine Albania

Edelstein: Nxitje kompanive izraelite të investojnë në Shqipëri


Kryetari i Parlamentit të Izraelit, Yli-Yoel Edelstein, në një intervistë për Albanian Daily News, nxiti kompanitë izraelite të investojnë në Shqipëri, ndërsa veçoi turizmin si një sektor prioritar për bashkëpunim.

Sipas tij, janë rreth 40 kompani izraelite që aktualisht operojnë në Shqipëri, ose që kanë investuar këtu. “Është shumë, por njëkohësisht edhe shumë pak. Për më tepër, bëhet fjalë për kompani të vogla ose të mesme, përveç një ose dy kompanive. Ka ende shumë potencial për të tërhequr bizneset izraelite në vend”, tha ai.

“Gjithsesi, ajo që mund të them është se ambasadori ynë këtu organizon shpesh takime ndërmjet bizneseve izraelite që operojnë në Shqipëri dhe deputetëve, që këta të fundit të dëgjojnë shqetësimet e bizneseve ose të diskutojnë mënyra për të përmirësuar më tej bashkëpunimin ose klimën e biznesit, etj. Nga ana tjetër, kreu i grupit të miqësisë ndërmjet dy vendeve dhe ambasadori shqiptar në Izrael po punojnë për t’i njohur anëtarët e Parlamentit të Izraelit dhe bizneset izraelite me potencialet e Shqipërisë. Pra, do të arrijmë shumë progres nëse kemi sukses në këto dy iniciativa”, shtoi Edelstein.

Ai premtoi se do të lobojë  te biznesmenët dhe investitorët izrealitë në mënyrë që ata të mendojnë të vijnë ose të eksplorojnë mundësitë për të investuar në Shqipëri.

“Nuk jemi ende në nivelin që duhet të ishim por jemi duke diskutuar edhe iniciativa të tjera për të promovuar, veçanërisht në fushën e turizmit duke qënë se nëpërmjet tij populli i Izraelit do të mësojë më shumë për Shqipërinë dhe shqiptarët do të mësojnë më shumë për Izraelin dhe izraelitët, dhe kjo patjetër që do të thellojë më tej marrëdhëniet tona”, tha më tej Edelstein.

Lidhur me rolin e bashkëpunimit parlamentar në promovimin e marrëdhënieve dypalëshe, Edelstein tha se “Kryetari i Parlamentit është përgjegjës për vizitën time këtu, sepse më ‘infektoi’ me patriotizmin e tij shqiptar dhe qëndrimin e tij për marrëdhëniet mes dy vendeve tona, dhe e konsideroj si mik të Izraelit por edhe si mik timin personal”.

“Ne kemi marrëveshje për bashkëpunimin në praktikë mes dy parlamenteve”, tha ai, duke shtuar se “po mendohet për më shumë bashkëpunim në strukturat ndërkombëtare, ku jemi të dyja palët aktive dhe mund të jemi më të koordinuar”.

/ATA/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0