E urreni punën tuaj, por nuk mund të jepni dorëheqjen? Ja çfarë duhet të bëni - Business Magazine Albania

E urreni punën tuaj, por nuk mund të jepni dorëheqjen? Ja çfarë duhet të bëni


Ekziston një ndryshim midis të qenit i pakënaqur në pozicionit tuaj të punës dhe urrejtjes që mund të keni për punën tuaj, gjë që e vështirëson shumë nëse dëshironi të jepni dorëheqjen dhe nuk mundeni. Jo të gjithë mund të lënë punën e tyre sa herë që e ndiejnë këtë, madje edhe me disa kursime mënjanë, ju ende keni faturat për të paguar, një jetë sociale për të mbajtur dhe njerëz që mbështeten tek ju. Por ju e urreni punën tuaj, ju zgjoheni në mëngjes dhe me të vërtetë dëshironi që të mund të zgjoheni si dikush tjetër me një jetë tjetër.

Lexoni: 8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

BusinessMag në këtë artikull ju sjell 3 gjëra kryesore që duhet të bëni kur me të vërtetë e urreni punën tuaj dhe nuk mund të jepni dorëheqjen.

  1. Ndryshoni departamentet ose pozicionin e punës brenda biznesit. Shikoni vërdallë nëse ka një pozicion tjetër që do të ishte më i përshtatshëm për ju apo që në të vërtetë e shikoni si më interesante.
  2. Ndryshoni qëndrimin tuaj. Qëndrimi juaj kontrollon realitetin tuaj, nëse zgjoheni dhe vendosni se e urreni punën, nuk do të keni një ditë të mirë. Ndryshoni mendimin tuaj nga negativ në mirënjohës. Bëni një listë me të gjitha arsyet për të cilat jeni mirënjohës për punën tuaj, mund t’ju marrë pak kohë, por sa më shumë arsye që të gjeni pse duhet të jeni mirënjohës, aq më e lehtë do të bëhet.
  3. Aplikoni për punë të tjera. Nuk ka asgjë që ju ndalon të jepni dorëheqjen nga puna juaj nëse po ua bëjnë situatën shumë të mjerueshme. Asnjë vlerë monetare nuk ia vlen para shëndetit tuaj mendor.

Mos harroni se lumturia është plotësisht nën kontrollin tuaj. Se si përballeni me ndikimet e jashtme që përpiqen të shkatërrojnë lumturinë tuaj dhe ju bëjnë të ndiheni të pavlerë varet plotësisht nga ju.

Lexoni: Sjelljet që ju bëjnë të pa zëvendësueshëm në vendin e punës

Jo gjithmonë mund të kontrolloni çdo koment që bëhet për ju, por ju mund të kontrolloni ambientin ku qëndroni, sjelljen që duhet të mbani për çdo vështirësi që hasni. Bëni një përpjekje për të mësuar t’i shihni gjërat në një mënyrë tjetër, sepse edhe nëse hiqni dorë dhe shkoni diku tjetër, jo gjithçka do të jetë gjithmonë “perfekte”.

/lifehack

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0