E keni menduar ndonjëherë rrezikun që ju vjen nga puna me turne ? Me siguri jo! - Business Magazine Albania

E keni menduar ndonjëherë rrezikun që ju vjen nga puna me turne ? Me siguri jo!

Sipas New York Post, revista që publikoi studimin, përcaktoi një orar “standard” të punës si ai që “fillon pas orës 6 të mëngjesit dhe përfundon në orën 18:00”, në krahasim me një orar të parregullt që “fillon pas orës 14:00 dhe përfundon deri në mesnatë” .

Hulumtuesit studiuan 7,000 njerëz gjatë një periudhe 30 -vjeçare, nga mosha 22 deri në 50 vjeç, për të parë nëse zakonet e punës që lidhen me gjumin, shëndetin fizik dhe mendor preken te punonjësit deri në moshën 50 vjeç

Pse duhet evituar puna me turne?

Profesori Wen Jui Han i Universitetit të Nju Jorkut, i cili udhëhoqi studimin, zbuloi se njerëzit me orë pune jokonvencionale kishin më shumë probleme shëndetësore.

“Kjo është e arsyeshme. Njerëzit me modele pune me një shkallë të paqëndrueshmërisë dhe ndryshueshmërisë kishin më shumë gjasa të flinin më pak orë në ditë, të kishin cilësi më të dobët gjumi, funksionim më të keq fizik dhe mendor dhe raportonin shëndet të dobët dhe simptoma depresive në moshën 50 vjeç, krahasuar me njerëzit me një punë me orar fiks”, tha Han për Daily Mail.

Studiuesit zbuluan se kur të rinjtë që mbanin një orar të qëndrueshëm të punës u hodhën drejt një orari më të paqëndrueshëm të punës në të 30-at e tyre, kishte pasoja shqetësuese, duke përfshirë sëmundjet kardiovaskulare, ankthin dhe frikëra të tjera shëndetësore.

Problemet shëndetësore që rezultojnë nga privimi i rëndë i gjumit dhe cilësia e dobët e gjumit për shkak të orarit jo standard të punës klasifikohen si çrregullime të gjumit të punës me turne, vunë në dukje studiuesit .

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0