Dyshim për pastrim parash me kriptomonedha, Braçe: AMF të mos qëndrojë neutrale. Duhen licencime dhe denoncime - Business Magazine Albania

Dyshim për pastrim parash me kriptomonedha, Braçe: AMF të mos qëndrojë neutrale. Duhen licencime dhe denoncime

Më tepër se një vit nga aprovimi i ligjit për kriptovalutat  përmes të cilit synohej tregtimi dhe investimi i ligjshëm i tyre, pranë  Autoritetit të  Mbikëqyrjes Financiare  nuk është regjistruar asnjë aplikim për licensë. Përballë indiferencës së kompanive apo bizneseve për tu licencuar në tregun e kriptomonedhave , ish zëvendës kryeministri Erjon Brace ka dyshimet e tij.

Erjon Brace: Si ka mundësi nuk kanë asnjë aplikim. A nuk duhet të dyshohet se ndoshta po kryhet pastrim parash Kjo do të thotë që ata po bëjnë pastrim parash apo jo?

Ervin Mete: Prononcimi për këtë mund të jetë deluzive. Tani si të flas unë për faktin që ata nuk kanë ardhur të licensohen.

Me kërkesën që tregu i zi i kriptomonedhave të kontrollohet , Erjon Brace solli si shembull dështimin e institucioneve publike me lulëzimin e call centerave në Shqipëri që më pas u hetuan ndërkombëtarisht jo vetëm nga drejtësia gjermane

Erjon Brace: U bëmë turpi i botës me call-centerat dhe asnjë organ ligjzbatues shqiptar nuk funksiononte. Tani i njëjti fenomen po ndodh me kriptovalutat. Mos të bëjmë sikur nuk e dimë që ky tregu funksionon dhe që është i dyshuari numër një për pastrimin e parave. Po ju them diçka për kriptovalutat. Edhe në skandalin e fajdeve që shpërtheu në 97’, Banka e Shqipërisë kështu thoshte  që nuk monitorojmë një aktivitet të palicensuar, por e patë se çfarë ndodhi, prandaj ju duhet të jeni agresiv në kontrolle dhe agresiv në denoncime pranë policisë.

Për 2021 policia kreu disa operacione të bazave të fshehta për prodhimin e monedhës virtuale dhe sekuestroi në disa qytete 10 laboratorë. Mbas bllokimit të një serie pajisjesh që kushtojnë mijëra euro , akuza ka  hapur hetime për ushtrim të paligjshëm të aktivitetit financiar përmes prodhimit të kriptovalutës. Në disa nga këto hetime llogaritet si dëm ekonomik edhe vjedhja e energjisë elektrike, evazioni fiskal si dhe pastrimi i parave.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0