Dy reagimet ekstreme të pandemive - Business Magazine Albania

Dy reagimet ekstreme të pandemive


Pandemitë lënë pas një figurë komplekse, ku shumë prej nesh do ta kalojnë këtë stres emocional pa probleme, ndërsa të tjerë do të reagojnë më ndryshe. Karakteristikat e personalitetit janë ato veçori që çdonjeri ka në mënyrën si mendon, ndjen dhe sillet në situata të ndryshme dhe në varësi të personalitetit, individët ndryshojnë nga mënyra sesi reagojnë ndaj stresorëve psikosocialë.

Nëse do t’i vendosnim në një spektrum, atëherë do të kuptonim që reagimet shkojnë nga indiferenca totale deri në fatalizëm. Në një anë te spektrumit gjenden ata që mohojnë çdo lloj rreziku që mund të sjellë pandemia, pra nuk u binden rregullave të reja të jetesës, neglizhojnë kujdesin ndaj higjienës dhe nuk praktikojnë distancimin social. Në ekstremin tjetër të spektrumit gjenden ata që reagojnë me ankth të theksuar dhe frikë nga vdekja. Cili është reagimi i duhur ndaj pandemisë?

Në njërën anë të ekstremit gjenden optimistët jorealistë, ata që besojnë se në pandemi nuk ka asnjë shans që të infektohen vetë. Ata ndihen të fortë fizikisht, i besojnë vetes dhe mendojnë se izolimi në shtëpi e karantina janë të padobishme. U mungon jeta e tyre e mëparshme, u mungon të shëtisin, të shoqërohen me miqtë apo edhe të kthehen në punë. Janë ata që nuk e çojnë nëpër mend që pandemia mund t’u cënojë shëndetin a jetën personave që ata duan. Thjesht u duket shumë larg e gjitha kjo. Ky lloj reagimi është një nënvlerësim i theksuar risku. Ata, jo se nuk e pranojnë që ka të sëmurë atje jashtë, por nuk u duket e mundur që ekziston mundësia të sëmuren edhe vetë. Mendojnë se janë të pamposhtur nga një virus i vogël i padukshëm. Në kohë pandemie ky optimizëm jorealist mund të sjellë pasoja të rënda. Këta individë mund të mos marrin fare masa mbrojtëse, të mos kujdesen për higjienën e tyre, të mos përdorin maska e doreza, të mos përdorin dezinfektantë e të mos u binden urdhrave të shtetit.  Psikologët kanë shprehur shqetësimin që këta individë optimistë jorealistë në rast pandemie do të bëhen mbartës të sëmundjes, sepse nuk do të marrin masa mbrojtëse.

Ndërsa në anën tjetër gjenden ata që karakterizohen nga intoleranca ndaj pasigurisë. Ata që nuk mund ta tolerojnë pasigurinë, kanë tendencën të përdorin fjali si: “Nuk i dihet, më mirë të marrim masa dhe të eleminojmë surprizat.” Kur përballen me pasiguri kaq të mëdha siç është një pandemi atëherë këta individë mund të ndihen të paralizuar nga pavendosmëria. Ata shqetësohen shumë për çdo gjë sepse ndihen që nuk kanë mjaftueshëm informacion që të marrin vendimet e duhura, lexojnë çdo lajm dhe ndjekin çdo program televiziv për t’u informuar sepse kërkojnë që të ulin nivelin e pasigurisë dhe paqartësisë. Psikologët kanë ngritur shqetësimin disa vite më parë që në pandeminë e radhës, për shkak të internetit e mjeteve të tjera të komunikimit, këta persona do të 9 sipërfaqet e objekteve që prek janë infektuar, pasiguri nëse po i merr të gjitha masat e mundshme mbrojtëse dhe në fund edhe pasiguri nëse pandemia vërtet ka mbaruar e nuk përbën më rrezik. Për shumë njerëz efektet psikologjike të SARS patën një efekt të tejzgjatur edhe pasi virusi nuk përbënte më rrezik dhe ata e kishin marrë veten. Gjatë epidemisë së SARS raportohet në një nga revistat shkencore se një grua në Pekin pasi kishte tërhequr para nga banka, i kishte vendosur kartmonedhat në mikrovalë që t’i dezinfektonte. (Cheng, 2004). Nëse jeni kurioz për rezultatin: paratë u dogjën.

Lexo: Veçoritë e liderit të mirë në kohë krize

Gjatë SARS-it shumë studime janë bërë duke analizuar dëshmitë e shumta të personave. Një ndër fjalitë më të përdorura nga individët që karakterizohen nga intoleranca nga pasiguria ishte: “Edhe nëse ka një në një milion shanse që të vdes nga SARS, përderisa ekziston kjo mundësi, unë jam i shqetësuar që do të ndodhë.” Sigurisht kjo mënyrë e të menduarit nuk është e shëndetshme dhe mund të bëhet burim i çrregullimeve mendore.

Mos të harrojmë se sa më shumë të kuptojmë karakterin, personalitetin e personave që na rrethojnë, aq më tolerantë do të bëhemi ndaj njëri-tjetrit këto ditë karantine. Njihni një optimist jorealist? Mundohuni ta ndërgjegjësoni e ta bëni të kuptojë rrezikun. Njihni një intolerant ndaj pasigurive, mundohuni ta bëni të kuptojë se po mbireagon dhe se si kurdo edhe gjatë pandemive, pasiguria mbizotëron, dimë shumë pak për këtë virus ndaj edhe duhet të zgjerojnë disi limitet sesa pasiguri mund të tolerojnë. Të marrin masat mbrojtëse, të kujdesen për veten dhe të mos mundohen të shuajnë çdo lloj pasigurie që ekziston.

Lexo: Rezilienca: Aftësia ripërtëritëse që na ngre pas çdo vështirësie

Ajo që duhet të synojmë gjithmonë, është balanca. Pra na duhet një nivel mesatar frike dhe ankthi sepse është kjo frikë në sasi të duhur që na motivon të kujdesemi për shëndetin tonë e të tjerëve, na motivon që të kujdesemi për higjienën, të lajmë duart sa më shpesh, të përdorim doreza e maska. Ndërkohë që ankthi i tepërt na paralizon, nervozohemi shumë e mund të bëhet shkak për çrregullime ankthi, stresi çrregullimee posttraumatike (PTSD) dhe OCD.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0