Veçoritë e liderit të mirë në kohë krize - Business Magazine Albania

Veçoritë e liderit të mirë në kohë krize

~6 minuta lexim


Anisa Tahiri, Psikologe

Pandemia e covid19 ka sjellë në vëmendje dhe në rol kryesor liderët e format e ndryshme të lidershipit, qoftë në biznes, në vijën e parë të ‘luftës’ në spitale, apo në instancat shtetërore.

Është një kohë pasigurie, çorientimi, ku njerëzit ndjejnë se po u humb kontrolli dhe janë të ngarkuar emocionalisht. Kjo situatë ka frikësuar punonjësit e çdo industrie dhe ka kërkuar ndërhyrjen e menaxherëve e administratorëve, pra ndërhyrjen e një lideri.

Si fillim lideri duhet të kuptojë që  kjo nuk është një situatë e zakonshme, por është një krizë. Një lider i mirë nuk e nënvlerëson riskun dhe impaktin që do të ketë kriza tek stafi i tij. Vetëm pas këtij ndërgjegjësimi, mund të fillojë plani i veprimit. Fatkeqësisht krizë do të thotë përballje me sfida të reja dhe të panjohura që e vështirësojnë marrjen e vendimeve. Nga lideri kërkohet edhe improvizim në krijimin e planeve të reja emergjente, kompani që nuk kishin menduar se një ditë do u duhej të punonin nga shtëpia, po detyrohen sot ta aplikojnë këtë politikë. Përdor fjalën ‘improvizim’ duke nënkuptuar që nuk mund të ketë plane të mirëmenduara hap pas hapi kohë më parë sepse kriza ndryshon ditë pas dite, orë pas ore dhe kërkohet reagim i menjëhershëm. Në fakt nga lideri duhet të kërkojmë sjellje pozitive, empati, ndjekjen e zhvillimeve të reja, dhe mbi të gjitha vizion.

Që një lider të jete efektiv në menaxhimin e krizës, është e rëndësishme që të ketë bashkëpunim të ngushtë me ekipin e vet. Një lider i mirë organizon skuadrën që t’i bëjë ballë krizës, i bën ata të besojnë që lidershipi do t’u sigurojë atyre stabilitet. Gjatë funksionimit normal, kompanitë mund të veprojnë në bazë të: urdhër-zbatimit, kurse gjatë një krize kjo mënyrë nuk është efikase për shkak të pasigurisë së lartë.

Një lider i mirë mobilizon ekipin dhe vendos prioritetet dhe ushqen bashkëpunimin mes individëve.

Një lider i mirë pasqyron qetësi dhe ka aftësinë të mendojë qartësisht për mënyrën se si do të lindrojë varkën në kohë krize.

Një lider i mirë pasqyron optimizëm dhe besim që do të dilet nga kriza dhe se do të gjendet një mënyrë zgjidhjeje.

Një lider i mirë nuk pret të ndërmarrë hapa kur të ketë në tavolinë të gjitha faktet mbi krizën, por duke pasur parasysh variablat e panjohura e ‘suprizat’ që mund të shfaqen në të ardhmen, merr vendime të menduara që nuk bazohen në intuitë të verbër.

Një nga veçoritë më të rëndësishme që i duhet një lideri të mirë, është shfaqja e empatisë. Në një krizë të rëndë të përmasave të mëdha njerëzit fokusohen në mbijetesë dhe në plotësimin e nevojave bazë. Në mendjet e tyre enden pyetje si: “A do të sëmurem unë? Po familja ime? Çfarë do të ndodhë?”

Lexo: Rezilienca: Aftësia ripërtëritëse që na ngre pas çdo vështirësie

Pikërisht në kohë të tilla lideri është edhe më i nevojshëm. Liderët duhet të ndjekin me vëmendje sesi ekipi po u reagon dhe çfarë mund të bëjë ai për t’u lehtësuar situatën atyre.

Së fundi, nuk duhet harruar që lideri duhet të kujdeset edhe për mirëqënien e vet sepse lodhja, stresi dhe paqartësia e situatës mund të shkaktojë lodhje e pamundësi për të funksionuar si duhet e si pasojë marrje vendimesh të gabuara.

Lidershipi gjatë një trazire është tepër i rëndësishëm si në kontrollimin e situatës, ashtu dhe parandalimin e daljes nga kontrolli. Sa më të përgatitur të jenë liderët, menaxherët, administratorët aq më lehtë do kalojë kriza.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Nëse të ofrojnë një vend në një anije kozmike, mos pyet çfarë vendi, thjesht hip”
— Sheryl Sandberg
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0