Dy gra, Dy ide... "Startup life Albania" vijon rrugëtimin për të zbuluar suksesin e ideve në biznes - Business Magazine Albania

Dy gra, Dy ide… “Startup life Albania” vijon rrugëtimin për të zbuluar suksesin e ideve në biznes

Jo kushdo mund të bëhet rekrutues. Duhet të kesh një sërë aftësish, të cilat duhet të gërshetohen me njohuri. Commercey  është një dritare mundësish për të gjitha bizneset. Commercey është një startup që u vjen në ndihmë të gjithë atyre rekrutuesëve apo trajnuese që duan të arrijnë nivele ndërkombëtare.

ELISA CIROGU:  Projektet lindin kur ka një problematikë. Pikaset problematika dhe parashikohet zgjidhje që duhet t’i jepet kësaj problematike për t’u bërë e shëndetshme.

Duke punuar në departamente  të ndryshme në biznese kam vënë re si rekrutuese që ka kërkesa specifike për shkollimin dhe përgatitjen e gjithë profesioneve të tjera dhe absurditeti është që roli i parë që i pret këto talente nuk është i certifikuar për të kuptuar në është personi i përshtatshëm. Duke parë këto lloj mungesa në tregun shqiptar ne propozuam këtë projekt si nismë të parë, pra ajo që duam të fusim në tregun shqiptar është certifikimi, si fillimi, trajnimi dhe ekzaminimi i rolit të rekrutuesit. Ajo çka duam të ndërgjegjësojmë si fillim në treg është që biznesi duhet ta kuptojë që kjo është një problematikë shumë e madhe. Duke menduar se rolin e rekrutuesit mund ta bëjë kushdo nuk i është dhënë mundësi as trajnimit ndaj personave të improvizuar. Prandaj ne kemi ideuar projektin, ku si fillim të analizohen 5 biznese pilot, tu bëhet analizë situatës që kanë, të kuptohen kush janë rolet brenda kompanisë dhe më pas bëhet testimi pas trajnimit.
REINA QOSE:  Tregu i punës në Shqipëri ka karakteristikat e tij të ndryshme nga ai ndërkombëtar. Prandaj nëpërmjet platformës ne synojmë të standartizojmë tregun tonë në kushte ndërkombëtare. Nëpërmjet këtij produkti synohet që të trajnojë, të ekzaminojë dhe të çertifikojë rekrutuesit në tregun shqiptar dhe jo vetëm.
GIRDA BRACE:  Krijojmë një modul i cili bëhet nga ekspertët dhe qëllimi është të jetë ndihmë për konsulentë në gjetjen e talenteve dhe punonjësve.
EJON DERVISHI:  Çfarë është venë re së fundmi në kompanitë shqiptare është se të rinjtë kanë tendencën të shkojnë jashtë duke qenë se i ofrohet mundësi më e mirë brenda kompanisë . Prandaj, bëhet ky projekt për të shmangur këtë fenomen. Ky rol do të bëjë të mundur ekzaminimin e këtyre talenteve brenda kompanisë.
ELDISA CIROGU:  Ajo çka ndodh sot në bizneset shqiptare është mos kuantifikimi i kostos së qarkullimit të punonjësve. Sot, nëse një biznesi i largohet një punonjës i caktuar nuk bëhet një përllogaritje sesa ndikon ky zëvendësim. Pasi ka një kosto për rekrutim nga e para, kosto përgatitjeje si edhe kohë që duhet të ketë ky person për të arritur produktevitetin e atij që ka zëvendësuar. Duke mos u bërë një llogaritje e tillë deri më sot nuk është evidentuar të investohet tek ky rol. Unë besoj që të rinjtë këtu kanë hapësira dhe mund të bëjnë shumë investime të mira tek vetja e tyre. Komuniteti në Shqipëri është më favorizues për hapjen e startup-eve. Kur flasim Shqipëri kam parasysh edhe Ballkanin. Ku ne kemi të njëjtat indikatorë si nivel punësimi, nivel taksimi. Të rinjtë ballkanas janë shumë miqësorë me teknologjinë dhe duke qenë të tillë i bën ata të kenë edhe suksese.
Ne si comercy kemi një vizion për pesë vjeçarin tonë, i cili është: “Puno lokalisht dhe shit globalisht”. Si zyrë operacionale kemi qëllim që të jemi në Shqipëri, në Mal të Zi, në Maqedoni, në Kosovë dhe në Serbi.
Artizanale Vau i dëjës.
Rasti i zonjë Miliha Zyberaj është shembulli ideal për të rikujtuar rëndësinë e punës tonë. E ka filluar me një dyqan të vogël ku shiste çdo punim të bërë nga duart e saj, tapete, perde, çentro e etj. Me vite, aktiviteti i saj u zhvillua dhe sot ajo ka punësuar shumë gra të Vaut të Dejës. Sot biznesi i saj njihët si artizanët Vau i Dejës.
MILIHA ZYBERAJ:  Grupi i grave Artizanët Vau i Dejës merret me punime artizanale si tehzgjah, qenisje, etj. Ka tre vite që e kemi regjistruar si biznes dhe mund të themi se ka fitime të kënaqshme. Para dy vitesh i  morëm bashkisë një ambient të braktisur dhe e kemi kthyer në një ambient pune dhe takimi. Për vështirësitë që hasim zakonisht konsultohemi me gra të moshës të tretë. Gjithashtu kemi dhe shumë vajza të reja që po i trajnojmë në këtë profesion me dëshirën për të punuar këtu dhe mos largohen.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0