Drejtori ekzekutiv i OpenAI bën thirrje për bashkëpunim global për të rregulluar inteligjencën artificiale - Business Magazine Albania

Drejtori ekzekutiv i OpenAI bën thirrje për bashkëpunim global për të rregulluar inteligjencën artificiale

Sam Altman, drejtori ekzekutiv i OpenAI, shfrytëzoi një udhëtim të profilit të lartë në Korenë e Jugut të premten për të bërë thirrje për koordinim global të rregullimit të inteligjencës artificiale gjeneruese, teknologji e cila e mbështet chatbot-in e tij të famshëm.

“Teksa këto sisteme bëhen shumë të fuqishme, ato kërkojnë vëmendje speciale, dhe vlen të theksohet se ajo ka ndikim global. Për shkak të kësaj nevojitet një bashkëpunim ndërkombëtar”, deklaroi Altman në një event të mbajtur në Seul përpara takimit të tij me presidentin korean, Yoon Suk Yeol.

Ai është një nga qindra ekspertët kryesorë që kohët e fundit paralajmëroi për rrezikun e zhdukjes së njerëzve nga inteligjenca artificiale, duke thënë se zbutja e kësaj mundësie “duhet të jetë një përparësi globale krahas rreziqeve të tjera në shkallë shoqërore si pandemitë dhe lufta bërthamore”, raporton CNN

Altman shpjegoi të se shqetësimi i tij nuk ishte “paaftësia jonë për t’u përshtatur, por është shpejtësia me të cilën e gjithë kjo mund të ndodhë”.

“Nëse ju studioni historinë e revolucioneve të teknologjisë, që duket se përafërsisht në dy breza, ne mund të përshtatemi me pothuajse çdo ndryshim të tregut të punës. Por nëse e gjithë kjo ndodh në 10 vjet, kjo është një sfidë e re”, tha ai.

Qeveritë janë nën presion për të rregulluar inteligjencën artificiale. Në një deklaratë të së premtes, Presidenti Yoon theksoi rëndësinë e standardeve ndërkombëtare për të parandaluar “efektet anësore” të padëshiruara që lidhen me platforma të tilla si ChatGPT, duke thënë se duhet vepruar “me shpejtësi”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0