Doni të zgjeroni ekipin tuaj? Ja ku mund të gjeni personat e duhur - Business Magazine Albania

Doni të zgjeroni ekipin tuaj? Ja ku mund të gjeni personat e duhur


Nëse jeni duke kërkuar të zgjeroni ekipin tuaj, shanset janë që një nga punonjësit tuaj të tanishëm, njohin pikërisht personin e duhur për këtë punë, sipas raportit të Burimeve Njerëzore 2017 të SilkRoad. Referimet e punonjësve janë burimi kryesor i punës, duke dhënë më shumë se 30% të punësimeve në përgjithësi dhe 45% të punësimit nga burimet e brendshme.

“Referimet e punonjësve janë një mundësi e madhe, sepse ata janë në dispozicion të ekipit tuaj të rekrutimit,” thotë Amber Hyatt, zëvendës presidente e marketingut në SilkRoad, një ofrues i zgjedhjes së talenteve. “Këta njerëz janë pothuajse të përgatitur mirë në strukturën dhe kulturën tuaj organizative. Kjo është arsyeja pse referimet e punonjësve kanë një histori suksesi dhe një normë të shkëlqyer përshtatjeje.”

Lexoni: Këshilla që duhet të ndiqni kur doni të punësoni dikë

Zbatimi i një programi për referimin e punonjësve mund të jetë po aq i lehtë sa aksesimi i mediave sociale. Trustwave, një ofrues i shërbimit të sigurisë me bazë në Çikago, lejon punonjësit të referojnë ndjekësit e tyre të LinkedIn, Facebook dhe Twitter për vende pune të hapura. “Trustwave përdor një platformë Jobvite për të dërguar një mesazh të gjithë punonjësve çdo të premte”, sipas një raporti të Shoqatës për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore. “Përfshirë në mesazh janë katër hapësira pune të paraqitura që punonjësit mund t’ua përcjellin njerëzve në rrjetet e tyre të mediave sociale, të cilët mund të jenë kandidatë të mirë pune.”

Burimet e jashtme

E para në grupin e referimit për punonjës është motorri i kërkimit për punë Indeed, i cili grumbullon postimet nga i gjithë web-i. “Është më afër se çdo tjetër në lidhje me prespektivën e punësimit”, thotë Hyatt.

Në të vërtetë 65.27% e punësimeve të reja vijnë nga burime të jashtme, dy herë më shumë nga të gjitha punësimit në internet dhe motorrët e kërkimit për punë të kombinuara së bashku dhe 28% të të gjithë punësimeve të reja. CareerBuilder ishte burimi i dytë i jashtëm me 10.65 dhe LinkedIn ishte i treti me 8.1. Për të mundësuar vendosjen e postimeve tuaja për vende pune, ju mund t’i vendosni ato direkt në Indeed ose të lejoni që Indeed t’i bashkojë vendet tuaja të punës nga faqe të tjera apo sisteme për të gjetur aplikantë, sipas faqes së saj të internetit.

Krijimi i një strategjie

Ndërsa studimi demonstron pikat e forta të burimeve të punësimit, menaxherët duhet të ndjekin të dhënat mbi burimet që kanë qenë më efektive për kompanitë e tyre, sugjeron Hyatt. “Ku keni pasur sukses jo vetëm nga volumi i kandidatëve, por nga burimet që kanë prodhuar më së shumti punësimet më të mira.”

Postimi në faqet e punës mund të jetë i shtrenjtë, prandaj studiojini mirë rezultatet tuaja. “Shumë herë menaxherët e punësimit shpenzojnë një sasi të madhe parash me agjencitë e palëve të treta ose bordet e punës, por nuk kuptojnë se nuk po shohin kthim cilësor në atë investim; Ata nuk po shohin një grup pune,” thotë Hyatt. “Njihni buxhetin tuaj dhe sa kohë iu duhet për të mbushur një vend pune.”

Dhe kuptoni dobësitë e secilës platformë. Dobësitë nga referimet e punonjësve janë dëmtimi i diversitetit, pasi të punësuarit kanë shumë gjasa të rekomandojnë persona, të cilët janë në të njëjtin nivel socio-ekonomik, gjini apo prejardhje si ata. Hyatt rekomandon balancimin e strategjisë suaj. “Duhet të sillni shumëllojshmëri mendimi në një organizatë,” thotë ajo.

Burimet e jashtme janë më pak efikase se burimet e brendshme për punësim, duke kërkuar rreth katër herë më shumë aplikantë për të arritur në fazën e intervistës dhe dy herë më shumë intervista, sipas studimit.

Lexoni: 6 mënyra për të gjetur punën e ëndrrave tuaja në “botën reale

“Ne morëm burime të jashtme përballë burimeve të brendshme në krahasim”, thotë Hyatt. “Për burime të jashtme, nevojiten 33 aplikime për të prodhuar një intervistë, ndërsa me burime të brendshme merr nëntë aplikues për të prodhuar një intervistë. Kjo më thotë nëse kam nevojë të mbush një vend pune shpejt, është një përdorim më efektiv i kohës sime për t’iu drejtuar një aplikanti të brendshëm.”

Së fundi, shënjestroni strategjinë tuaj burimore në vend që të postoni rastësisht dhe të përjetoni gjykimin dhe gabimin, thotë Hyatt. “Lidhuni me persona, të cilët mund t’iu ndihmojnë duke ofruar njohuri për ekipin tuaj të punësimit dhe rekrutimit,” thotë Hyatt. “Identifikoni karakteristikat, aftësitë dhe tiparet e tyre, pastaj gjeni vende që ata i aksesojnë më shumë, siç janë shoqatat profesionale. Njohja e audiencës mund t’iu ndihmojë që të gjeni atë që është më efektive.

burimi: FastCompany

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0