SEO

Dita ndërkombëtare e refugjatëve, çfarë po kërkon më tepër Europa?

Kompanitë shumëkombëshe premtojnë të punësojnë mijëra refugjatë, përfshirë ukrainas që kanë ikur nga pushtimi rus, gjatë tre viteve të ardhshme në Europë. Më shumë se 40 korporata thonë se do të punësojnë ose trajnojnë gjithsej 250 mijë refugjatë, me 13.680 që do të gjejnë menjëherë punë.

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara çdo numër është një histori e një familjeje individuale që la gjithçka, duke kërkuar siguri, duke kërkuar mbrojtje dhe duke dashur të jetë në gjendje të rindërtojë sa më shpejt të jetë e mundur. Sipas të dhënave më të fundit të OKB – së, 110 milionë njerëz janë zhvendosur në mbarë botën, me rreth 12 milionë nga Ukraina.

Gati gjysma e ukrainasve të zhvendosur jetojnë në Europë në atë që është lëvizja më e madhe e refugjatëve në rajon që nga Lufta e Dytë Botërore.

Lexo edhe : Refugjatët, suksesi i një kompanie miliarda dollarëshe si Çobani

Amazon kryeson këtë nismë, duke u zotuar të punësojë të paktën 5000 refugjatë gjatë tre viteve të ardhshme në Europë. Ajo ndiqet nga nga zinxhiri i hoteleve Marriott dhe Hilton me 1.500 secili, Starbucks dhe ISS me 1.000, plus angazhime më të vogla nga markat si Adidas, Starbucks, L’Oreal, PepsiCo dhe Hyatt.

Sipas tyre me diversitetin sjell risi, kreativitet, njohuri të ndryshme. Shumica dërrmuese e vendeve të punës do të jenë me honorare, kryesisht magazinim, transport dhe shpërndarje.

Gjigandi i shitjes me pakicë në internet është akuzuar vazhdimisht për keqtrajtim të punëtorëve, të cilët kanë denoncuar kushte pune rraskapitëse, gati skllavëruese. Amazon njoftoi 27 mijë shkurtime të vendeve të punës në fillim të këtij viti, pjesë e një vale pushimesh nga puna në botën e teknologjisë pasi punësimet u rritën gjatë pandemisë COVID.

Kompanitë shpresojnë se refugjatët mund të plotësojnë nevojat e personelit ndërsa ekonomitë rikthehen në aktivitet të plotë nga pandemia. Në Europë, papunësia është në nivelin më të ulët që nga futja e euros në vitin 1999.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0