DIAGEO, tashmë edhe në Shqipëri

DIAGEO, biznesi kryesor në botë i pijeve premium,tanimë në Shqipëri

Biznesi kryesor në botë i pijeve premium,DIAGEO, prodhuesi i Johnnie Walker, Gordon’s, Smirnoff, Tanqueray, Baileys, Guinness dhe Captain Morgan nga 1 korriku 2023 do të jetë në Shqipëri, përmes  një partneriteti me GEMAK, një lider në treg për import, shpërndarje dhe partneritet strategjik i markave më të shitura në botë.

Diageo dhe GEMAK kanë qenë partnerë strategjikë që nga viti 1992. Ata kanë zhvilluar një partneritet të fortë dhe të suksesshëm ndër vite në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

LEXO: Parashikimi i së ardhmes, shijen e ushqimit mund ta ndiejmë nga ekrani i celularit

Ne jemi jashtëzakonisht të emocionuar për të zgjeruar partneritetin tonë me GEMAK, një nga partnerët tanë më të vjetër, edhe në Shqipëri, një treg strategjik për Diageo. Ne besojmë se ka një mundësi të pabesueshme këtu, veçanërisht me industrinë e turizmit gjithnjë e më shumë në lulëzim dhe tendencën në rritje te pijeve alkoolike premium. Ne mezi presim ta kapim këtë mundësi së bashku me GEMAK” – tha Michael Holm, Drejtor Menaxhues i Diageo Eastern Europe.

Partneriteti i ri është në përputhje me përpjekjet e DIAGEO për të përmirësuar rrjetin e shpërndarjes në rajon.

GEMAK për këtë qëllim ka themeluar në Shqipëri kompaninë AGMAM Group me seli në Tiranë, e cila do të bëjë shitjen dhe distribuimin e produkteve të DIAGEO-s.

monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0