Dhuratat, kur të bëni dhe kujt?

Dhuratat, kur të bëni dhe kujt?


Ju nuk keni pse të prisni deri për pushime për të dërguar dhurata në biznes. Nëse po pyesni veten se kur duhet të jepni dhurata në kompani dhe cilëve duhet t’ua jepni, një rregull i përgjithshëm është që t’u dërgojmë dhurata njerëzve, të cilët e ndihmojnë kompaninë të rritet.

Në përgjithësi kjo përfshin klientët, punonjësit dhe furnitorë të shërbimeve të caktuara.

Dhurata për klientët

Ju duhet t’u dërgoni diçka të vogël dhe simbolike të gjithë klientëve të kompanisë suaj të paktën njëherë në vit. Dhuratat i bëjnë klientët tuaj që t’ju kenë në krye të listës vitin e ardhshëm, shkruan autori i Forbes, John Hall. Edhe pse disa kompani i kanë shkurtuar shpenzimet kohët e fundit, për shkak të vështirësive ekonomike, të tjera vazhdojnë të kenë bindjen se dhuratat janë të rëndësishme për të ruajtur marrëdhëniet – raporton Sacramento Business Journal.

Nëse kompania juaj ka një numër të vogël klientësh, ose një numër të vogël klientësh me llogari shumë të mëdha bankare, ju duhet të përpiqeni t’i personalizoni dhuratat për ta sa më shumë të jetë e mundur. Kushtojini vëmendje zakoneve të secilit klient ose merrni sa më shumë informacione nga forcat e shitjes të cilët kanë pasur kontakt me ta.

kur-të-bëni-dhurata-kujt-businessmag

Për shembull, nëse një klient përdor verë gjatë takimeve, vera është një zgjedhje më e sigurt. Nëse e keni takuar klientin në fushën e golfit, atëherë një dhuratë e vogël nga motivet e tij / saj të preferuara mund të jetë më e përshtashme. Këto dhurata të personalizuara mund t’i bëjnë klientët tuaj të ndihen sikur janë specialë dhe shumë të rëndësishëm për biznesin tuaj.

Por nëse biznesi juaj ka shumë klientë, për të cilët ju nuk mund të menaxhoni dot të gjitha blerjet personale, artikuj më të vegjël dhe të përgjithshëm bëjnë punë. Vetëm kini kujdes që të shmangni artikujt e lirë promocionalë si stilolapsa ose blloqe me logon e biznesi tuaj. Edhe një kartolinë e shkruar me dorë duket më e ëmbël se sa këto artikuj të pastër promocionalë.

Gjithashtu duhet të kujdeseni edhe për kohën e duhur për dorëzimin e dhuratave ndaj klientëve të veçantë. Disa klientë, për shembull, mund të mos i festojnë Krishtlindjet. Ju mund të pyesni klientët nëse ata i festojnë ose jo, pa u bërë pyetje specifike rreth besimit apo fesë së tyre. Por e mira do të ishte t’i dërgonit dhuratat sipas preferencave të klientëve dhe jo tuajat.

Ekziston edhe alternativa tjetër, ju mund të mendoni t’ia dërgoni dhuratën klientëve gjatë një përiudhe tjetër të vitit. Ju mund të dërgoni një dhuratë pas kompletimit të një projekti, lançimit të një produkti të ri, ose një eventi tjetër të rëndësishëm.

Por ama, kujdesuni të mos i dërgoni dhuratat gjatë periudhave të papërshtatshme. Për shembull, nëse aktualisht po përpiqeni të mbyllni një llogari me një kompani tjetër ose jeni të përfshirë në një luftë ofertash me një konkurrent, të jepni një dhuratë mund të dërgonte mesazhin e gabuar.

Dhurata për punonjësit

Të paktën një herë në vit punonjësit presin një dhuratë të vogël vlerësimi nga punëdhënësit e tyre. Kjo zakonisht ndodh gjatë sezonit të festave ose fundvitit, shpjegon një studim i festave nga CareerBuilder.

Artikulli u publikua në faqen 5 të nr. 8 të revistës Business Magazine Albania. Për ta shfletuar të plotë revistën klikoni këtu.

Sigurisht, pjesa më e madhe do të preferonin një bonus të thjeshtë në para. Kështu nëse kjo është një mundësi për kompaninë tuaj, mos hiqni dorë nga ajo për hir të një dhurate të vogël që vetëm disa punonjës mund ta vlerësojnë.

kur-të-bëni-dhurata-businessmag

Nëse nuk mund të përballoni bonuse të konsiderueshme për çdo punonjës, një dhuratë e vogël si kartolina mund t’i bëjë ata të ndihen të vlerësuar, sugjeron Salary.com. Për pjesën më të madhe të punonjësve, ju duhet t’u rrini besnikë të njëjtit lloj të dhuratave ose të paktën dhuratave me të njëjtën vlerë. Por nëse keni një ose dy lloje kolegësh me të cilët punoni më ngushtësisht, si një asistent ose partner, dhurata më të mëdha duhet të jenë më të përshtatshme. Aspekti më interesant i dhuratave për punonjësit është që të mbani mend secilin prej punonjësve. Kolegët kanë mundësi të shkëmbejnë informacione dhe ju nuk doni që askush të ndihet i nënvlerësuar ose i harruar.

Dhurata për furnitorët e shërbimeve

Tipe të caktuara të furnitorëve të shërbimeve të biznesit tuaj mund të duan dhurata për pushime ose fundvitin. Kjo mund të përfshijë asistentë, konsulentë dhe madje edhe punonjësit e dërgesave postare.

Ju mund të zgjidhni t’u dhuroni dhurata këtyre njerëzve gjatë pushimeve gjithashtu (duke marrë në konsideratë preferencat dhe zakonet e tyre, sigurisht). Ose ju mund t’u dërgoni një dhuratë pas një projekti ose një periudhe kohe gjatë së cilës ata kanë qenë rreth kompanisë suaj për t’ju ndihmuar.

Këta bashkëpunëtorë ka më shumë gjasa që të preferojnë dhurata si paratë cash ose kartolinat. Ju mund të zgjidhni ndërmjet një shume të caktuar bazuar në marrëdhënien e afrimitetit në punë dhe nga lloji i shërbimit që furnizojnë ata.

Por ju mund t’i personalizoni këto dhurata duke u shtuar edhe ndonjë gjë të vogël simbolike. Për shembull, nëse ju punoni ngushtësisht me një asistent virtual dhe e dini llojin e karameleve dhe ëmbëlsirave që preferojnë ata, këtë bëjeni dhuratë së bashku me kartolinën. Por preferencat e postierit ka më pak mundësi t’i dini, kështu që, një shumë parash brenda një zarfi të vogël mund të jetë një mënyrë më e sigurt.

Artikulli u publikua në faqen 5 të nr. 8 të revistës Business Magazine Albania. Për ta shfletuar të plotë revistën klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0