Dhoma Amerikane e Tregtisë: Jo detyrime fiskale për të paktën 3 muaj, në turizëm 6 muaj - Business Magazine Albania

Dhoma Amerikane e Tregtisë: Jo detyrime fiskale për të paktën 3 muaj, në turizëm 6 muaj


Dhoma Amerikane e Tregtisë ka bërë të ditur kërkesat e  saj në këtë situatë të pezullimit të aktivitetit ekonomik. Ajo kërkon eliminimin e detyrimeve fiskale për të paktën tre muaj në të gjithë sektorët, ndërsa lehtësi në turizëm për 6 muaj. Përmes një njoftimi për mediat kjo përfaqësi e biznesit bën të ditur se ka kërkuar krijimin e një fondi emergjence, që do të mundësojë akses në kapital (me anë të kredive të buta si dhe granteve).

Dhoma vëren se po ndjek me shqetësim të madh sfidat e shkaktuara nga pandemia globale e Covid– 19 dhe ofron mbështetjen e saj për të parandaluar, mbajtur nën kontroll dhe zbutur pasojat e kësaj epidemie.

Propozimet kanë për synim të mundësojnë bizneset të përballojnë efektin negativ që shkakton pezullimi i aktiviteteve ekonomike

“Këto nuk janë kohë të zakonshme për biznesin. Politikat qeveritare duhet të orientohen në perputhje me situatat e jashtëzakonshme në të cilat po jetojmë. Në besojmë se rekomandimet tona do t’i vijnë në ndihmë të gjitha bizneseve të cilat janë dëmtuar financiarisht duke i lehtësuar nga detyrimet financiare të detyrueshme në kohë normale. Ne rekomandojmë plan masash si në vijim:

Kërkesë për shtyrjen e afatit ligjor për:

Depozitimin e pasqyrave financiare

Formularit për Deklarimin dhe Pagesën e tatimit mbi fitimin, si dhe;

Njoftimit vjetor për transaksionet e kontrolluara

Eliminimin e detyrimeve fiskale për të paktën tre muaj, dhe për bizneset në sektorin e turizmit gjashtë muaj

Krijimin e një fondi të emergjencës që do të mundesojë akses në kapital (me anë të kredive të buta si dhe granteve) në menyrë që bizneset të përballojnë efektin negativ të kësaj periudhe”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0