Dështimet në biznes. Përse duhet t'i vlerësojmë?

Dështimet në biznes. Përse duhet t’i vlerësojmë?


“Unë nuk inkurajoj thjesht të bëhet, dua të nënvizoj mungesën e saj, sepse reflekton mundësinë e lojtarit për t’u vetëdiagnostikuar dhe rikalibruar fokusin e tij, mekanikën dhe ritmin.”—Idan Ravin

Pjesa më e madhe e sipërmarrësve dhe liderave kanë pak probleme me planifikimin. Pas të gjithave, ata janë në biznes sepse kanë një vizion sfidues për të ardhmen e tyre. Dhe arritjet në të kaluarën luajnë rol me siguri në vetëbesimin e tyre. Edhe pas kësaj, edhe liderat më të ndritur mund të dështojnë që të kuptojnë se ku kanë bërë gabim. Ne gjithashtu bëjmë plane për të ardhmen ose shijojmë arritjet tonë më shumë se sa të ekzaminojmë shanset e humbura.

Ja gjashtë arsye se pse duhet të vlerësojmë dështimet.

1. Nuk mund të përballosh bërjen e gabimeve të njëjtë

Të gjithë bëjmë gabime trashanike. Shpeshherë gabimi më i madh që bëjmë ne është të mos i kushtojmë kohë rishikimit të atyre që kemi bërë në të kaluarën. Me afate kohe, me tremujore dhe sfida të tjera për të “vrarë” mendjen, vizita në të shkuarën mund të mos merret në konsideratë. Nëse je shefi, askush nuk do t’ju detyrojë të ekzaminoni dështimet, por është kritike që të merrni iniciativën.

2. Dështimet janë mundësitë më të mira për t’u rritur

Ndonjëherë, një gabim është një shkelje që bëhet vetëm një herë. Herë të tjera, pas ekzaminimeve të mëtejshme, është simbolik për një zakon të keq personal ose paragjykim për të cilën nuk ishit të ndërgjegjshëm. Identifikimi i mundësive për t’u përmirësuar është hapi i parë, por është një që mund t’ju “shpëtojë” pa një rishikim të ndërgjegjshëm të së kaluarës.

Nëse thelbi i filozofisë së kompanisë, produktit apo shërbimit tuaj nuk ka ndryshuar, ju mund të hasni sërish të njëjtin ushqkryq strategjik në të ardhmen tuaj. Duke ekzaminuar vendimet e së kaluarës dhe mundësitë për të mësuar nga ato tani, ju i jepni vetes suaj një avantazh për vitet që do të vijnë.

3. Dështimet e tua janë disa nga mundësitë më të mira për të ndihmuar të tjerët të rriten

Si një lider, suksesi i përgjithshsëm i kompanisë suaj varet nga mësimet prej gabimeve. Puna juaj si lider është gjithashtu të jepni udhëzime, të trajnoni dhe të edukoni skuadrën tuaj. Organizata nuk duhet të fitojë vetëm nga fitoret tuaja, por edhe nga ato që keni mësuar nga humbjet. T’i tregoni skuadrës se në cilën pikë një vendim strategjik nuk shkoi mirë dhe se si mund të menaxhohet ai në të ardhmen është tejet e çmueshme.

4. Gabimet e së kaluarës ndihmojnë skuadrën t’i përgjigjen siç duhet sfidave dhe vështirësive

Duke ndarë dështimet në biznes dhe ato që keni mësuar prej tyre, jo vetëm që ju pajisni skuadrën tuaj për të bërë vendime më të mira strategjike, por gjithashtu tregoni mentalitetin edhe qëndrimin e duhur se si të përgjigjeni ndaj një dështimi. Ju u mësoni atyre se është “OK” të pranojnë një dështim dhe ta diskutojnë atë hapur me pjesëtarët e skuadrës, duke ndihmuar në krijimin e një kulture të vetë-përgjegjësisë. Skuadra do ta kuptojë se është e rëndësishme të marrësh përgjegjësi për gabimet e vetes, por edhe se sa e rëndësishme është të mësosh nga ato të njëri-tjetrit.

5. Të mësosh nga dështimet është ajo që ndan ata më të mirët nga pjesa tjetër

Kërkesat e liderit modern janë të mëdha dhe të pafundme. Për të arritur statusin e liderit, ju padyshim keni treguar aftësi për të bërë vendime më të mençura më shumë se sa të mos keni bërë vendime të mençura. Për shkak të sukseseve të së kaluarës, megjithatë mund të shfaqet arroganca.

Liderat e vërtetë e kuptojnë se pak rëndësi se sa të arrirë janë ata, dështimet sërish mund t’u mësojnë atyre diçka. Jo çdokush mund të “përulë” veten për t’i bërë asaj autokritikë, ose për të pranuar gabimet para skuadrës së tij/saj.

6. Ju duhe të rikalibroni fokusin tuaj

Ashtu siç e thotë edhe Idan Ravin, njeriu duhet të rikalibrojë fokusine tij për të qëndruar në rrugën e duhur. Mendoni për një lider si pilot i një avioni të një shpejtësie të lartë duke udhëtuar me milje në orë. Më shpejtësnë maksimale nëse shmangeni vetëm një milimetër, do ta gjeni veten jashtë objektivit tuaj për sa hap e mbyl sytë.

Në biznes, të shikosh në mënyrë strategjike gabimet dhe të përcakotosh se si fokusi (ose mungesa e tij) kanë luajtur një rol vendimtar.

Të ushtrosh vetëkorrigjimin do të jetë një proces i vështirë dhe përulës. Pavarësisht se sa përkohësisht i pakëndëshëm mund të jetë, është vital për rritjen afatgjatë.

 

/Shkruar nga Marty Fukuda, Publikuar nga Entrepreneur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0