Cili është vendi ku punonjësit ndihen më produktiv? (Ndihmë: Nuk është zyra)


Profesionistët në ditët e sotme kanë opsione të ndryshme zgjedhje. Kjo sepse teknologjia i mundëson të jenë të lidhur gjatë gjithë kohës me kompaninë dhe klientët e tyre, kurdo që ata duan dhe në çdo vend ku ata ndodhen. Por shpesh ata e pyesin veten se cili është vendi ku i lejon ata të jenë më produktiv.

Së fundmi, site-i i punës dhe karrierës FlexJobs.com ndërmorri një studim me rreth 3100 profesionistë, nga mosha 20 vjeç deri në 60, duke i pyetur ata rreth të punuarit me orar fleksibël, duke punuar nga distanca si dhe ku ata ndjenin se puna e tyre ishte më efektive.

Nga ky studim doli se pjesa më e madhe e të pyeturëve, rreth 65%, u përgjigjën se ata punonin më mirë diku tjetër dhe jo në zyrën tradicionale.

Një pjesë tjetër, rreth 7%, ishin më produktiv në zyrën tradicionale, në orarin zyrtar të tij. Disa profesionistë, rreth 8%, preferonin të punonin në zyrë por jo në orarin zyrtar, kur kolegët e tij nuk ishin përreth. 8% u përgjigjën se ata ndiheshin më produktiv duke punuar në kafe, në biblotekë etj. Ndërsa 51% e të gjithë të pyeturve, u përgjigjën se ishin më produktiv ndërsa punonin nga shtëpia. Studimi tregoi gjithashtu se 26% e punonjësve shkonin në zyrë vetëm sepse duhej të shkonin, për të përmbushur rregullat.

Kur u pyetën pse ishte më mirë që ata të punonin në distancë, 76% e përgjigjeve ishte se ata nuk mund të ndërpriteshin nga kolegët. Gjithashtu, 69% prej tyre mund të shmangnin mbledhjet ndërsa punonin në distancë.

Punëmarrësit duhet ta mbajnë parasysh faktin se 81% e përgjigjeve ishte që të punonin jo në zyrë por diku tjetër në mënyrë që ata të qëndrojnë më besnik ndaj punës së tyre dhe kompanisë ku punojnë.

Burimi: Shkruar nga Karsten Strauss dhe publikuar në forbes.com

Must watch
Business Mag Nr. #24 - Tetor 2020

Numri 24 i revistës Businessmag.al sjell një panoramë të zhvillimeve, përshtatjeve dhe ecurisë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Në të njëjtën kohë, shohim zhvillime relativisht të kënaqshme.  Organizime të reja si Dhoma Ekonomike e Gruas, duket si një shpresë për më shumë zë, lobim dhe mbështetje për gratë sipërmarrëse dhe sipërmarrjet e reja.

Gjatë kësaj periudhe angazhime si programi “Ringrihu më i fortë”, ishin një lloj kundërpërgjigje ndaj dëmeve ekonomike që po shkakton pandemia.

Influencerat vijojnë të rrisin hapësirat e tyre dhe janë bërë një instrument i rëndësishëm marketimi. Në brendësi të revistës do të gjeni renditjen e top 100 influencerave më të mëdhenj në vend.

Gjatë kësaj vere ndërkohë, vetë Businessmag pati një fushatë të suksesshme të promovimit të turizmit shqiptar. Qindra të rinj u angazhuan të dërgojnë foto dhe përshkrimet e vendeve të ndryshme të Shqipërisë.

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale