Platformat sot janë bërë pjesë pothuajse e pandashme e jetës së njerëzve. Fakti që po jetojmë në shekullin e internetit e bën të qëndrueshëm këtë fakt. Mjafton të kërkosh të zhvillosh diçka online dhe platformat ta krijojnë këtë mundësi duke filluar që nga alpikimet, rezervimet, prenotimet, blerjet, shitjet dhe shumë veprime të këtij lloji. Më poshtë po ju sjellim në vëmendje disa nga platformat shqiptare që operojnë në vendin tonë.Mine.al, platforma e parë shqiptare për menaxhimin e monedhave virtuale (Mining). Ajo u krijua nga nevoja për të monitoruar dhe menaxhuar pajisjet që krijuesin e kësaj platforme krijonin. Platforma shqiptare i shërben tregut duke i rritur përfitimet sepse mban në nivel optimal 24 orë në ditë të gjitha minierat virtuale. Mine.al nuk është vetëm një koncept. Website-i sot u shërben mbi 600 personave që kanë lidhur minerat e tyre virtuale me këtë platformë dhe 1200 klientëve nga e gjithë bota ku 40% e tyre janë shqiptarë.
Lexo: Mine.al, platforma e parë shqiptare për menaxhimin e monedhave virtuale
Platforma iLance.al sjell në Shqipëri për herë të parë një mënyrë tjetër punësimi, atë të freelancer. Platforma është krijuar për të qenë urë lidhëse midis punëdhënësve dhe personave freelance. Mjafton të regjistroheni duke hapur një llogari në iLance, të specifikoni nëse jeni Freelancer apo Punëdhënës dhe mund të nisni menjëherë përdorimin e platformës.
Lexo: iLance.al, platforma e parë freelance në Shqipëri
Immense Platform, platforma marketplace e shitjeve online. Ideja e krijimit të kësaj platformë ka ardhur si pasojë e mungesës së një platforme të tillë në vendin tonë. Immense Platform tashmë prej një viti operon në treg. Ideja e krijimit të kësaj platformë ka ardhur si pasojë e mungesës së një platforme të tillë në vendin tonë.
Lexo: Immense Platform, platforma marketplace e shitjeve online
Eduaktiv.al, platforma e parë krahasuese dhe vlerësuese për Institucionet Arsimore. E zhvilluar nën kujdesin e komunitetit, ndërton profilin e institucioneve arsimore në bazë të informacioneve publike, kudo ku janë në mënyrë që informacioni të merret më thjeshtë, të krahasohet, të vlerësohet nga komuniteti e më pas çdokush të dijë të bëjë zgjedhjen e duhur! Qëllimi i kësaj platforme është që të sjellë transparencë në sistemin e edukimit përmes informacioneve publike për çdo institucion arsimor, publik apo privat qoftë ai, duke i dhënë të drejtën shoqërisë t’a vlerësojë informacionin bazuar në përvojën personale, duke ndihmuar kështu të tjerët në zgjedhjen e tyre.
Lexo: Eduaktiv.al, e para platformë krahasuese dhe vlerësuese për Institucionet Arsimore
Autobox.al është një platformë online ekskluzivisht për fushën e automobilistikës, e cila shërben si një pikë informimi dhe tregtie për këdo që dëshiron të blejë apo shesë një automjet të ri apo të përdorur. Ideja për këtë platformë ka lindur pikërisht nga pasioni që krijuesit e saj kishin për fushën e automobilistikës. Ata menduan që këtë informacion që marrin për veten e tyre, duke lexuar portale të ndryshme të huaja, t’ia përcjellin edhe tregut shqiptar.
Lexo: Autobox.al, platforma ku mund të gjeni gjithçka për automobilistikën
Spokata një platformë lajmesh audio në kohë reale. Një sistem tejet i ndërlikuar i zhvilluar me qëllimin për t’i ofruar përdoruesit një përmbledhje të shkurtër zanore të lajmeve nga burimet më elitare të botës së sotme si: Bloomberg, The Guardian, The Washington Post, etj, përkatësisht mbi 100 burime lajmesh. Ky projekt mban firmën e Fadil Avdiut, shqiptarit nga Ulqini.
Lexo: Spokata, platforma e lajmeve që mban firmën e shqiptarit nga Ulqini
School online shërben si platformë informacioni për nxënësit e shkollave 9 vjeçare dhe të mesme duke u mundësuar prindërve të dhënat e plota për ecurinë e arsimimit të fëmijëve të tyre. Ky shërbim mundëson listën e përditësuar të notave sipas javëve, ecurinë në të gjitha lëndët mësimore si dhe pjesëmarrjen në shkollë. Shërbim i moderuar që kursen kohën dhe përditëson në çdo kohë arsimimin e fëmijëve tuaj.
Lexo: School online, platforma më e re që i vjen në ndihmë arsimit të fëmijëve tuaj
KHBooking, platforma shqiptare për rezervimet online në hotele. Platforma është ndërtuar që të ofrojë zgjidhje për rezervimet dhe menaxhimin online të hoteleve, duke iu ofruar klientëve qasje sa më të thjeshtë për të kërkuar dhe rezervuar hotelet, si dhe për t’iu ofruar hoteleve një platformë të plotë online, e cila mundëson më shumë se vetëm rezervimet online.
Lexo: KHBooking – Platforma më e re shqiptare për rezervimet online në hotele
Myticket.al është projekti më i ri i Union Grup, platformë për shitjen e biletave elektronike me barcode. My ticket është platforma më e re për administrimin dhe shitjen e biletave të eventeve të shumëllojshme si: ndeshje sporti, shfaqje teatri dhe kinemaje, estradë dhe show artistike, koncerte dhe festivale muzikore, por jo vetëm, muze dhe ekspozita, evente korporative dhe festa familjare, udhëtime dhe paketa turistike etj.
Lexo: Myticket.al, platforma më e re për shitjen e biletave elektronike
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.