Immense Platform, platforma marketplace e shitjeve online
Përditësuar së fundmi: 28/02/2019

Immense Platform, platforma marketplace e shitjeve online

Share
nga Ornela Trupja
Shk 28, 2019

Shitjet online i has kudo, në çdo lloj biznesi duke filluar nga veshjet, kozmetika, bizhuteri, elektroshtepiake, telefona. E thënë me pak fjalë gjithçka që gjendet në dyqane mund të blihet edhe online.

E tillë është edhe Immense Platform. Të kontaktuar nga BusinessMag.al ato na flasin rreth mënyrës si ka lindur ideja, qëllimit të platformës, vështirësitë që kanë hasur në tregun shqiptar si dhe pritshmëritë nga kjo platformë.

Immense Platform tashmë prej një viti operon në treg. Ideja e krijimit të kësaj platformë ka ardhur si pasojë e mungesës së një platforme të tillë në vendin tonë. Natyrisht idetë e mëdha ecommerce kërkojnë vite experiencë të marre nga kompanitë prestigjoze online. Stafi i tyre e gëzon këtë risi sepse disa antarë të stafit kane qenë pjesë e kompanisë lider Amazon.it.

Lexo: “Wheelys cafe Tirana”, biznesi i parë i lëvizshëm në Shqipëri

Vështirësitë, më të mëdha shprehen se i kanë hasur në adaptimin më metodat bashkëkohore në tregun shqiptar. Krijimi i një faqeje web  bëri të mundur vënien në zbatim të planit origjinal. Objektivi i themeluesve ishte të krijonin një web sa më të thjeshtë dhe të kuptueshëm për të gjithë klientët e të gjitha moshave. Mungesa e një programuesi profesionist në qytetin e Durrësit ka qenë një problem më vete për ta.

Lexo: “Wheelys cafe Tirana”, biznesi i parë i lëvizshëm në Shqipëri

Immense Platform ka si qëllim të bashkojë të gjitha bizneset shqiptare të shesin produktet e tyre përmes faqes së tyre në Web, madje të ofrojnë edhe shërbime për krijim websitet dhe marketing online. Për Businessmag.al ato shprehen se çdo biznes në platformën e tyre do të këtë këndin e tij të personalizuar, ku mund të reklamojë produktet e veta. Lidhur me pritshmëritë nga kjo platformë, drejtuesit e Immense thonë se, “Shqipëria është e fokusuar ende në tregtinë fizike, por po mundohemi të integrojmë sa më shumë shitës dhe klientë në platformën tonë”.  Për më shumë vizitoni website: www.immenseplatform.com.