KHBooking – Platforma më e re shqiptare për rezervimet online në hotele - Business Magazine Albania

KHBooking – Platforma më e re shqiptare për rezervimet online në hotele


Kosova Information Technology (KIT.sha) është kompani software-ike e njohur në tregun kosovar me eksperiencë 13 vjeçare dhe me shtrirje të admirueshme në tregun e hoteleve, si edhe në tregun e bizneseve të vogla dhe të mesme.

Ditt e fundit KIT.sha ka dalë me lajmërim për një platformë të re, e cili mundëson rezervimet online deri në pagesën përfundimtare.

Platforma është ndërtuar që të ofrojë zgjidhje për rezervimet dhe menaxhimin online të hoteleve, duke iu ofruar klientëve qasje sa më të thjeshtë për të kërkuar dhe rezervuar hotelet, si dhe për t’iu ofruar hoteleve një platformë të plotë online, e cila mundëson më shumë se vetëm rezervimet online.

Me rastin e promovimit të platformës, para se të hapet zyrtarisht, KIT.sha ka shpallur një lojë në Facebook, me anë të së cilës loja do të shpërblejë dy çifte me një natë romantike në Hotel Magra Austria – Bogë.

khbookin

https://www.facebook.com/kitkhbooking/

burimi: Telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0