Charlie Munger, krahu i djathtë i Warren Buffett, ka disa këshilla të vlefshme për ju - Business Magazine Albania

Charlie Munger, krahu i djathtë i Warren Buffett, ka disa këshilla të vlefshme për ju


Charlie Munger është krahu i djathtë i Warren Buffett. Investitori 95-vjeçar është nënkryetar i Berkshire Hathaway i udhëhequr nga Warren Buffett, titull që ai e ka mbajtur që nga viti 1978. Dyshja u takua në vitin 1959 dhe së bashku partnerët kanë ndërtuar suksesin e Berkshire Hathaway si kompania publike e katërt më e madhe në botë. Forbes vlerëson pasurinë e Munger në 1.7 miliardë dollarë.

Lexoni: Thënie motivuese nga Sheryl Sandberg për jetën, lidershipin dhe barazinë

Gjatë viteve, Munger nuk është për të ndarë mendimet e tij mbi biznesin, politikën e suksesin dhe këndvështrimi i tij ndaj situatave të ndryshme nuk ka patur zbehje me kalimin e viteve. BusinessMag në këtë artikull ju sjell disa nga thëniet e tij nga të cilat mund të mësojë çdo person.

  • “Jo të gjithë mund të mësojnë gjithçka. Pavarësisht se sa fort përpiqeni, do të jetë gjithmonë dikush që arrin më shumë. Qëndrimi im është, kujt i intereson kjo? A është e nevojshme që dikush prej nesh duhet të jetë në krye të botës? Kjo është qesharake.”
  • “Mos u bëni ziliqarë, mos fyeni të tjerët, mos e teproni me shpenzimet tuaja, qëndroni të lumtur pavarësisht problemeve tuaja, qëndroni me njerëz të besueshëm dhe bëni atë që duhet të bëni. Të gjitha këto rregulla të thjeshta funksionojnë aq mirë për ta bërë jetën tuaj më të mirë.”
  • “Ka një tendencë të mendojmë se politikanët tanë të pranishëm janë shumë më keq se çdokush që kishim në të kaluarën, por ne harrojmë se sa të tmerrshëm ishin politikanët tanë në të kaluarën.”
  • “Mos ndjeni keqardhje për veten, sepse kështu nuk zgjidhni asnjë problem. Në përgjithësi, zilia, pakënaqësia, hakmarrja dhe keqardhja janë mënyra shkatërrimtare të mendimeve.”
  • “Shumë njerëz me inteligjencë të lartë janë investitorë të tmerrshëm, sepse ata kanë temperament të tmerrshëm dhe prandaj themi se të kesh një temperament të caktuar është më i rëndësishëm se truri. Ju keni nevojë për durim, disiplinë dhe aftësi për të përballuar humbjen dhe fatkeqësinë pa u demoralizuar. Ju nuk duhet të jeni i fiksuar nga suksesi ekstrem.”
  • “Është e mahnitshme se sa gjë inteligjente është të kaloni pak kohë ulur. Shumë njerëz janë shumë aktivë.”
  • “Nuk ka mësues më të mirë se historia në përcaktimin e së ardhmes … Ka përgjigje me vlerë miliarda dollarë në një libër historik prej 30 dollarësh.”
  • “Nëse do të jetoni për një kohë të gjatë, duhet të vazhdoni të mësoni – ajo që dikur keni mësuar nuk është kurrë e mjaftueshme. Pra, nëse nuk mësoni të rishikoni vazhdimisht konkluzionet e mëparshme dhe të merrni më të mirën, ju jeni si një njeri me një këmbë në një ndeshje boksi.”

Lexoni: Thënie për suksesin nga CEO me influencë

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0