Çfarë ndryshimi po sjell Facebook? - Business Magazine Albania

Çfarë ndryshimi po sjell Facebook?


I dashuroni apo i urreni ato, tashmë reagimet e Facebook nuk do të hiqen.

Rrjeti social po zgjeron përsëri funksionalitetet e butonit ‘like’ të tij. Këtë herë, janë komentet ato që po marrin trajtimin e ri të mbushur me emoji.

Facebook po shton emoji nëpër komente, në mënyrë që përdoruesit të mund të reagojnë me “love”, “haha”, “wow”, “sad” dhe “angry” si përgjigje ndaj komenteve nëpër postime.

“Ne kemi dëgjuar nga njerëzit se do të dëshironin më shumë mënyra për të treguar reagimin e tyre në bisedat në Facebook, kështu që po nxjerrim aftësinë për të reaguar ndaj komenteve”, tha një zëdhënës i Facebook në një deklaratë.

Duket se po vjen me hapa të ngadaltë, kështu që këto emoji mund të mos shfaqen akoma tek të gjithë, por ndërkohë hidhini një sy fotos më poshtë për të parë sesi duken ato. Ashtu si me reagimet nëpër postime, tashmë mund të shtohet një reagim ndaj një komenti duke lëvizur mbi butonin ‘like’.

Kjo nuk është hera e parë që Facebook ka zgjeruar reagimet që kur filloi të shfaqë këtë funksion në News Feed vitin e kaluar. Kompania e solli këtë veçori në Messenger edhe në fillim të këtij viti (Reagimet e Messenger-it, në veçanti, përfshinin një emoji “thumbs down”, që është akoma gjëja më e afërt që ne do të shkojmë në butonin “dislike”).

Fakti që reagimet tani po shtrihen nëpër komente është ose i vonuar ose plotësisht i tmerrshëm, në varësi të asaj se si ndiheni për emojin e karikaturave. (Mos harroni që reklamuesit mund të përdorin reagimet tuaja në News Feed në avantazhin e tyre.) Pa marrë parasysh se si ndiheni, komentet tuaja do të marrin shumë më shumë ngjyra.

burimi: Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0