E keni parë ikonën e re që është shtuar në Facebook? Çfarë funksioni ka ajo? - Business Magazine Albania

E keni parë ikonën e re që është shtuar në Facebook? Çfarë funksioni ka ajo?


Në javët e fundit, disa përdorues kanë filluar të vërejnë një ikonë në formë rakete në aplikacionin e tyre Facebook në celular.

Ikona, e pozicionuar afër ikonës së “News Feed”, ju tregon një lloj ndryshe lajmesh, duke treguar postime popullore nga persona që ju nuk i keni miq dhe faqe që nuk i keni pëlqyer.

“Raketa” ofron përmbajtje lokale, kështu që është e mundur që ajo të jetë duke treguar mesazhe që janë të njohura në afërsi të vendndodhjes tuaj gjeografike. Por aty mund të shihni dhe disa postime që janë të rëndësishme për interesat tuaja, kështu që nuk do të distancoheni plotësisht nga preferencat / miqtë tuaj.

Kjo ikonë e re duket të jetë shumë e ngjashme me dritaren “Explore” në Instagram, e cila ju tregon postime që algoritmet e kompanisë kanë përcaktuar që mund të jenë të rëndësishme për interesat tuaja.

Kjo nuk është hera e parë që Facebook është duke testuar një lloj ndryshe të lajmeve në një nënbashkësi (zakonisht të vogël) të përdoruesve të saj. Për shembull, në Prill të vitit 2016 ne kemi parë një stil të ri të lajmeve që tregojnë histori të grumbulluara rreth temave të caktuara.

Burimi: mashable.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0