Çfarë na mësojnë Princeshë Leonor dhe Meghan Markel për të folurin në publik? - Business Magazine Albania

Çfarë na mësojnë Princeshë Leonor dhe Meghan Markel për të folurin në publik?


Si mund të përmirësojmë aftësitë tona të të folurit në publik dhe të reduktojmë ankthin tonë?

Princesha Leonor e Spanjës bëri para ca ditësh debutimin saj publik, në moshën 13 vjeç, duke lexuar një artikull të Magna Carta spanjolle. Ajo nuk është e vetmja që rrjedh nga një familje mbretërore që filloi të flasë për publikun në një moshë të re. Princesha Leonor po ndjek hapat e mbretit Felip të babait të saj – ai gjithashtu dha fjalimin e tij të parë në moshën 13 vjeçare dhe atë të Meghan Markle, e cila debutoi në skenën publike në moshën 11 vjeçare.

Lexoni: Si mund të kapërcejmë frikën e të folurit në publik?

Të folurit në publik na ka ndjekur që në kohën e grekëve të lashtë, për të cilët retorika ishte një pjesë e rëndësishme e edukimit. Ka arsye të mirë për këtë gjë: Pa marrë parasysh se sa ide të mëdha keni, nëse nuk mund t’i komunikoni ato, do të keni vështirësi që t’i vini në veprim. Për drejtuesit, qoftë ata mbretërore apo drejtuesit e tjerë, komunikimi shpesh ndodh në një shkallë të gjerë publike – ata duhet të mbledhin njerëzit që idetë e tyre të bëhen realitet.

Disa janë mjaft të natyrshëm në këtë proces. Princesha Leonor, me zërin e saj potenent, madje edhe në moshën 13 vjeçare, duket të jetë pjesë e atij grupi me fat. Madje edhe Meghan Markle përshtatet në këtë kategori. Po të kthehemi pas në vitin 1993, ajo doli në televizion për të folur në një reklamë sapuni që nënkuptonte se larja e enëve ishte punë e femrave. Pamjet tregojnë se ajo ishte një folëse e përkryer në publik që në moshën 11-vjeçare.

Por jo të gjithë personat mbretërorë lindin me një predispozitë për të folur publikisht me vetëbesim. Filmi fitues i çmimit Oscar 2010 “Fjalimi i Mbretit” flet për ankthin që shoqëron gjatë fjalimit në publik disa liderë. Mbreti George VI i Anglisë, historia e të cilit është përshtatur në film, pati vështirësi me dhënien e fjalimeve ashtu si shumë prej nesh. Në film, përmes praktikës dhe udhëzimit profesional, Mbreti George mësoi të flasë në mënyrën e tij të fuqishme. Nëse jeni një folës i ri si Princesha Leonor, ose thjesht dëshironi të përforconi aftësitë tuaja, lexoni më tej se si mund të lehtësoni stresin tuaj nga fjalimi në publik.

Praktikohuni sa më shumë që mundeni

“Praktikohuni sa më shpesh që të jetë e mundur në mënyrë që të përfitoni përvojë. Pasiguria nxit ankthin,” shpjegon Albert Mehrabian, Ph.D., Profesor i psikologjisë në UCLA dhe një figurë pioniere në studimin e komunikimit. Nëse i keni lexuar tashmë shënimet tuaja me zë të lartë 50 herë, hera e 51-të, përpara të gjithë atyre njerëzve, nuk do të jetë aq e frikshme.

Provat gjithashtu do të ndihmojnë në uljen e çdo ankthi që keni për të bërë gabime. Nëse e dini me të vërtetë se për çfarë po flisni, do të ndiheni më mirë.

Lexoni: Si përdorimi i gjesteve të duarve iu ndihmon të kaloni frikën nga të folurit në publik?

Nga ana tjetër, pasi të jeni më të kënaqur me temën tuaj, ka edhe më pak nevojë për të mësuar përmendsh, thotë Matt Abrahams, MA, një lektor në Shkollën Pasuniversitare të Biznesit të Stanfordit dhe autor i ‘Speaking Up Ëithout Freaking Out: 50 Techniques for Confident, Calm, and Competent Presenting’.

Lëvizni vazhdimisht

“Lëvizni disa hapa në çdo drejtim, në vend që të qëndroni të ngrirë në një vend ndërsa flisni. Lëvizjet rastësore ndihmojnë me relaksimin,” thotë Mehrabian. Kjo vlen edhe për kokën tuaj. “Mos u fokusoni në një vend të vetëm në audiencën tuaj, por përkundrazi lëvizni sytë dhe drejtohuni në drejtime të ndryshme. Kjo do të marrë vëmendjen tuaj larg prej jush dhe ankthit tuaj. Duke parë njerëzit në audiencë dhe reagimet e tyre do t’ju ndihmojë të shpërqendroni,” thotë ai.

Flini dhe shmangni stimulantët

“Sigurohuni që të flini mjaftueshëm gjumë dhe të pushoni para fjalimit dhe të shmangni pijet me kafeinë ose ndonjë stimulues ditën e fjalimit,” thekson Mehrabian. Vëtëm duke u siguruar që trupi juaj të jetë mirë dhe i qetë, do t’ju lejojë të jeni më mirë, më pak i shqetësuar ndërsa flisni.

burimi: thriveglobal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0