Çfarë mësime lidershipi mund të mësojmë nga një gjeneral?

Çfarë mësime lidershipi mund të mësojmë nga një gjeneral?


Shkruar në LinkedIn nga Edlira Gjoni

Ai ishte armik pa urrejtje, vetëmohues, udhëheqës i ngurtë. Një Çezar, pa ambicjen e tij; Frederick, pa tiraninë e tij, Napoleon, pa egoizmin e tij dhe Washington, pa shpërblimin e tij.” – B.H.Hil.

Disa mësime intriguese nga Robert E. Lee, gjeneral i Luftës Civile:

  • Mos i besoni dikujt që të kontrollojë të tjerët, nëse ai nuk mund të kontrollojë veten e tij.
  • Jini të sinqertë! Sinqeriteti është burimi i ndershmërisë dhe i guximit.
  • Asnjëherë mos jetoni, veproni ose thoni diçka në kurriz të dikujt tjetër. Kjo nuk është thjesht një çështje parimi, por është rruga e duhur për paqen dhe nderin.
  • Emri i djallit është dështimi.
  • Guximi mbahet mend.

Lexoni: 7 CILËSITË E LIDERSHIPIT TË TË GJITHË LIDERËVE TË MËDHENJ

Më poshtë janë disa mësime të mrekullueshme për lidershipin nga Lee.

Rëndësia e ambicies: “Është në dorën tuaj që të vendosni fatin tuaj, të lirë dhe pa kufizime.”

Kuptoni se çfarë keni kundër: “Duhet të jemi në gatishmëri, ose do të mashtrohemi”

Besimi në vetvete dhe pasojat: “Pa marrë parasysh se cila mund të jetë aftësia e oficerit, nëse ai humb besimin e trupave të tij, shkatërrimi do të vijë herët ose vonë.”

Gjithmonë mbarojeni atë që pritet prej jush: “Detyra … është fjala më sublime në gjuhën tonë. Bëni detyrën tuaj në të gjitha gjërat. Kurrë nuk duhet të dëshironi të bëni më pak.”

Bëni plane afatgjata: “Ekzistenca e njerëzimit është kaq e gjatë, krahasuar me atë të individit, por ne shohim vetëm këtë të fundit dhe dekurajohemi. Është pikërisht historia ajo që na mëson të shpresojmë.”

Prisni që të dështoni ndonjëherë: “Ne duhet të presim ndryshime, madje edhe humbje. Duhet të mësojmë diturinë dhe maturinë, për të thirrur energji më të mëdha dhe të parandalojmë rënien tonë në katastrofa edhe më të mëdha.”

Integriteti mbi gjithçka tjetër: “Unë mendoj se është më mirë të bëjmë atë që është e drejtë, edhe nëse vuajmë, sesa të përjetojmë poshtërimin e ndërgjejes dhe pasardhësve tanë.”

Punësoni njerëzit e duhur, pastaj frymëzojini ata të shkojnë drejt madhështisë: “Ju duhet të frymëzoni dhe të udhëhiqni trupat tuaj … ushtria juaj do të ishte e pamposhtur nëse mund të organizohej mirë dhe të shërbente si duhej.

Jini zemërbardhë në garë. Çdo gjë më pak ushqen përbuzje: “Zonja, mos i nxisni fëmijët tuaj që të urrejnë Shtetet e Bashkuara, kujtohuni që ne e formojmë vendin tonë. Harrojini të gjitha këto armiqësi dhe bëjini bijtë tuaj amerikanë.” – Lee në një letër për një vejushë pas luftës.

Besnikëria krijon besnikëri: “Lee ishte një fenomen … i vetmi njeri që unë do të ndiqja me sy mbyllur” – Gjeneral Thomas “Stonewall” Jackson.

Shpërblimi i disiplinës tek vartësit: “Në rekomandimin e zyrtarëve për promovim, gjithmonë, kur kualifikimet e tjera janë të barabarta, jepini përparësi atyre që tregojnë vlerësimin më të lartë të rëndësisë së disiplinës dhe tregojnë vëmendjen më të madhe ndaj kërkesave të tij.”

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0