Çfarë lexojnë çdo mëngjes personat më të suksesshëm të botës? - Business Magazine Albania

Çfarë lexojnë çdo mëngjes personat më të suksesshëm të botës?


Njerëzit e suksesshëm e dinë se ata janë çfarë lexojnë.

Për shembull, investitori miliarder Warren Buffett harxhon 80% të ditës së tij duke lexuar. Presidenti Trump raportohet të jetë një konsumator i “pangopur” i lajmeve, duke u ngritur në orën 6 të mëngjesit për të parë TV dhe më pas të lexojë shtypin e shkruar si New York Post, New York Times dhe Wall Street Journal, sipas Business Insider. 

Lexoni: Pse leximi i librave duhet të jetë prioriteti juaj, sipas shkencës?

Pra, cili është burimi i parë që njerëzit më me ndikim në botë kontrollojnë kur zgjohen çdo mëngjes?

BusinessMag në këtë artikull ju sjell burimet që njerëzit më të suskesshëm në të gjithë industritë lexojnë çdo mëngjes.

Warren Buffett e fillon ditën e tij duke lexuar lajmet kombëtare dhe lokale

Investitori miliarder, thotë për CNBC se ai lexon Wall Street Journal, Financial Times, New York Times, USA Today, Omaha World-Herald dhe American Banker çdo mëngjes.

Presidenti i SHBA, Donald Trump preferon shtypin e shkruar në vend të mediave online

Presidenti amerikan nuk ka qenë kurrë shumë bibliofil. Pavarësisht se nuk lexon libra rregullisht, Presidenti Trump merr lajmet e tij në mënyrën e modës së vjetër: gazetat. Sipas Politico, stafi i tij mbledh artikuj nga gazetat duke filluar nga New York Post e deri te New York Times, madje printojnë edhe histori që ai të lexojë. Presidenti Trump pëlqen të nënvizojë, bëjë shënime dhe rrethojë gjithçka që lexon.

Për t’i dërguar një artikull presidentit, ndihmësit duhet ta drejtojnë atë në zyrën e sekretariatit të stafit të tij. Nëse artikulli është aprovuar, ajo shtohet në një dosje të lajmeve të tjera.

Pavarësisht se çfarë lexon Trump, shpesh janë për veten e tij. Reuters raporton se, kur bëhet fjalë për njoftime, ndihmësit përfshijnë emrin e presidentit sa më shumë që të jetë e mundur, “sepse ai vazhdon të lexojë nëse emri i tij përmendet”.

Mark Zuckerberg, “befason”, fillon ditën e tij me Facebook

Në një seancë në Facebook Live me Jerry Seinfeld, CEO i Facebook i thotë komedianit se gjëja e parë që ai bën në mëngjes, madje edhe para se të ngrihet nga shtrati, kontrollon telefonin e tij.

Ai e fillon duke parë në Facebook – “Më pëlqen të di se çfarë po ndodh në botë” – dhe më pas kontrollon mesazhet e tij në Messenger dhe WhatApp. “Në një ditë të mirë dhe të qetë ndoshta do të zgjasë jo më shumë se disa minuta,” i thotë ai Seinfeld.

Lexoni: 9 Libra që mund të lexoni këtë verë

Bill Gates lexon gazetat kombëtare 

Bashkë-themeluesi i Microsoft i lexon lajmet e përditshme të gjitha dhe merr njoftime se çfarë ndodh në Berkshire Hathaway, ku ai ulet në bordin e drejtuesve. Gates lexon gjithashtu Wall Street Journal, New York Times dhe The Economist faqe për faqe, sipas një interviste për Fox Business.

Jonah Peretti lexon sektorin e biznesit ose sportit në New York Times çdo mëngjes

Themeluesi dhe CEO i Buzzfeed zgjohet rreth orës 8:30 në mëngjes dhe shkon në zyrë me seksionin e sportit ose biznesit të New York Times, thotë ai për The Wire. Ai gjithashtu lexon New York Magazine.

Megjithatë, si shumë liderë të rinj, mënyra kryesore që ai zbulon informacionin është përmes Twitter dhe Facebook.

Kara Goldin zgjohet herët për të kontrolluar email-in

Themeluesja dhe CEO e Hint Water e konsideron mëngjesin e saj një pjesë kritike të ditës dhe i kushton orët e para të mëngjesit për të kontrolluar email-in dhe axhendën e saj.

Ajo thotë se drejtohet tek email-i i saj në orën 5:30 të mëngjesit pasi “duke bërë këtë më jep një kuptim të qartë se si do të duken 12 orët e ardhshme dhe cilat janë përparësitë e mia pasi të arrij në zyrë.”

Howard Schultz e ka mbajtur të paprekur rutinën e tij të leximit në mëngjes për 25 vjet

Në vitin 2006, kreu ekzekutiv i Starbucks tha për CNNMoney se ai ngrihet mes 5:00 – 5:30 të mëngjesit, bën kafe dhe më pas mbledh tre gazeta: Seattle Times, Wall Street Journal dhe New York Times. Zakoni duhet të funksionojë, sepse ai ka ‘ngecur’ me të për më shumë se dy dekada.

Lexoni: Koleksionistët e mbeturinave në Turqi hapin bibliotekë me libra të hedhur

Richard Branson ngrihet në 5 të mëngjesit për të filluar leximin e tij

“Unë e gjej kohën time të qetësisë, përpara se shumica e botës të zgjohet, të lexoj lajmet dhe t’i përgjigjem email-ve që më kanë ardhur,” shkruan themeluesi i Virgin Group në një postim në Virgin.com. “Këto orë të para më japin mundësinë për të filluar çdo ditë me një propozim të freskët dhe të organizuar.”

Kat Cole hyn në mediat sociale së pari

Cole, presidentja e grupit FOCUS Brands, kompania mëmë e markave si Auntie Anne’s, Carvel dhe Cinnabon, zgjohet çdo mëngjes në orën 5 dhe kontrollon kalendarin e saj, të gjitha platformat e saj kryesore të mediave sociale, faqet e lajmeve, blogjet, postën elektronike, etj. dhe çdo mesazh tjetër që mund të ketë ardhur brenda natës.

“Unë lexoj lajme përkatëse, nevojat urgjente të biznesit dhe të ekipit, më të rejat nga startup-et, në të cilat investoj dhe çdo gjë tjetër për të cilën kujtohen në ato momente për të ditur se çfarë po ndodh në botë,” thotë ajo.

Kevin O’Leary lexon lajmet e biznesit gjatë rutinës së tij në mëngjes

Investitori i Shark Tank shkruan se zgjohet çdo mëngjes në orën 5:45, kontrollon tregjet e bonove aziatike dhe europiane dhe shikon televizionin e biznesit për 45 minuta ndërsa ai ushtrohet. Më pas kalon një orë tjetër nga ora 8:00 – 9:00 e mëngjesit duke lexuar lajmet më të fundit të biznesit.

“Njohuria është fuqi,” thotë O’Leary, “dhe është e rëndësishme të kesh një pamje 360 grade të klimës financiare në të gjithë botën”.

Gary Vaynerchuk ia kushton pjesën më të madhe të vëmendjes së tij Twitter-it

“Unë e filloj ditën time duke konsumuar shumë informacione,” shkruan sipërmarrësi dhe guruja i mediave sociale.

Ai lexon TechMeme, MediaREDEF, Business Insider, ESPN dhe Nuzzel, një përmbledhës i titujve që po shpërndan rrjeti i tij.

Më pas ai hyn në Twitter, ku shpenzon “një sasi të konsiderueshme të mëngjesit tim duke u përgjigjur njerëzve dhe duke filluar biseda”.

Së fundi, ai kontrollon rrjetin social të Instagram për të parë se çfarë janë duke bërë miqtë e tij.

Drejtori i Përgjithshëm i Disney, Bob Iger zgjohet shumë herët për të lexuar

Drejtori i Përgjithshëm i Disney, Bob Iger zgjohet shumë herët për të lexuar dhe ushtruar, sipas Inc.

Ai ngrihet në orën 4:30 të mëngjesit, lexon gazetat, kontrollon email-in e tij dhe eksploron pak internetin, tha ai për New York Times në një intervistë në vitin 2009.

Lexoni: Ku mund të lexoni libra shqip në Internet?

/Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0