Pse leximi i librave duhet të jetë prioriteti juaj, sipas shkencës? - Business Magazine Albania

Pse leximi i librave duhet të jetë prioriteti juaj, sipas shkencës?


Ju nuk po i bëni vetes ndonjë favor nëse jeni në listën e personave, të cilët nuk kanë lexuar asnjë libër brenda vitit të kaluar.

Më shumë se një e katërta – 26% e të rriturve amerikanë pohojnë se nuk kanë lexuar asnjë libër brenda vitit të kaluar. Kjo është sipas statistikave që dalin nga Qendra Kërkimore Pew. Ju duhet ta dini tashmë se shkenca mbështet idenë se të lexuarit është mjaft i rëndësishëm dhe i mirë për ju në disa nivele.

Leximi i librave “fiction” mund t’ju ndihmojë të jeni më mendjehapur dhe kreativë

Sipas hulumtimit të kryer në Universitetin e Torontos, pjesëmarrësit e studimit, të cilët lexonin libra fiction të shkurtër, kishin shumë më tepër hapësirë për kreativitet krahasuar me homologët që lexonin ese të letërsisë. Në thelb, ata rezultuan më mendjehapur, krahasuar me lexuesit e eseve.

“Megjithëse leximi i librave të letërsisë lejon që studentët të mësojnë lëndën, mund të mos i ndihmojnë gjithmonë ata të mendojnë rreth gjërave të tjera,” shkruajnë autorët.

Artikulli u publikua më parë në faqen 50 të numrit 20 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 20 të saj.

Njerëzit që lexojnë libra jetojnë më gjatë

Kjo sipas studiuesve të Yale, të cilët studiuan 3,635 njerëz më të vjetër se 50 vjeç dhe zbuluan se ata që lexonin libra për 30 minuta çdo ditë jetonin mesatarisht 23 muaj më shumë se lexuesit e revistave apo ata që nuk lexonin fare. Me sa duket, praktika e leximit të librave krijon një angazhim konjiktiv që përmirëson shumë gjëra, duke përfshirë fjalorin, aftësitë e të menduarit dhe përqëndrimin. Ajo gjithashtu mund të ndikojë në ndjeshmërinë, perceptimin shoqëror dhe inteligjencën emocionale, shuma e të cilave ndihmon njerëzit të qëndrojnë më gjatë në planet.

Të lexoni 50 libra në vit është diçka që mund ta arrijë çdo njeri

Leximi i një libri në javë mund të tingëllojë si diçka e frikshme, por kjo është e mundur edhe nga njerëzit më të ngarkuar. Shkrimtarja Stephanie Huston zbuloi se ishte vetëm një justifikim i çalët, mendimi i saj se nuk kishte kohë të mjaftueshme.

Tani që e ka bërë synim të lexuarit e 50 librave në vit, ajo thotë se po shfrytëzon kohën e humbur në shtrat, në trena, gjatë pushimit të ushqimit dhe gjatë pritjes në stacion. Dy muaj në sfidën e saj, ajo raporton se ka gjetur më shumë paqe dhe kënaqësi dhe bën gjumë mjaft të përmirësuar, ndërsa mëson duke lexuar më shumë sesa mendonte se ishte e mundur.

Njerëzit e suksesshëm janë lexues

Kjo për arsye se njerëzit e suksesshëm janë të prirur për vetë-përmirësim. Qindra drejtues të suksesshëm ndajnë më publikun libra që i kanë ndihmuar të arrijnë aty ku janë sot. Keni nevojë për ide se ku të filloni? Titujt që përfshijnë listat e tyre janë: “The Hard Thing About Hard Things” nga Ben Horowitz; “Shoe Dog” nga Phil Knight; “Good to Great” nga Jim Collins; dhe “Losing My Virginity” nga Richard Branson.

Artikulli u publikua më parë në faqen 50 të numrit 20 të revistës Business Magazine AlbaniaBusiness Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 20 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0