Çfarë komenti ka Elon Musk për Koronavirusin dhe gjendjen aktuale

Çfarë komenti ka Elon Musk për Koronavirusin dhe gjendjen aktuale


Elon Musk CEO i Tesla-së, përmes një tweet nuk e pranon panikun e koronavirusit, ai e quajti atë “një pirg plehrash”. Komenti i tij duket se është mirëpritur nga një grup i madh i ndjekësve të tij, ku tweet-i i tij kishte arritur 1.1M pëlqime.

Sidoqoftë, gjërat nuk janë aq komode për shumicën e kompanive të teknologjisë si Amazon, Facebook gjithashtu dhe kompania e Microsoft, këto kompani kanë bërë këshillimin e punëtorëve të tyre, për të punuar në distancë. Kjo erdhi si pasojë e testeve pozitive, që kishin rezultuar nga punonjësit.

Lexo: Një e mirë ka ndodhur nga Koronavirus

Komenti i Elon Musk nuk u prit mirë nga disa njerëz, që mendojnë se virusi po përhapet dhe ka të ngjarë të vrasë shumë njerëz. Në pjesën e komenteve, një person ka shkruar se, “shqetësimet e të varfërve u duken të pasurve si një pirg plehrash”. Paul Graham i cili e ndjek Elon Musk në postimet e tij, i ka bërë një kritikë duke i shprehur se më këtë rritje eksponenciale të virusit kujdesi nuk është i tepërt.

Kalifornia Veriore ka përjetuar një rritje në përhapjen e koronavirusit, ku Tesla ka selinë e saj. Në kohën e tweet të Elon Musk, mjekët nga Kalifornia Veriore kishin testuar dhe konfirmuar 66 raste të koronavirusit, ku personi i fundit u identifikua ditën e mërkurë.

Me mbi 240 njerëz të infektuar dhe 14 njerëz të vdekur, në Shtetet e Bashkuara, shifrat janë të larta dhe po vazhdojnë të kenë një rritje drastike. Numrat kanë filluar të trembin shumë, pasi të kujtojnë statistikat e mëparshme të Wuhan. Shumica e vaksinave të testuara, pritet të kenë një përgjigje pozitive brenda vitit. Me dyfishimin e personave të infektuar globalisht është shumë vonë për të shpëtuar njerëzit.

A do të ndikojë Koronavirus bizneset e Elon Musk?

Elon Musk drejton një numër biznesesh të suksesshme, përfshirë programin SpaceX, që po shkon ashtu siç është planifikuar. Sidoqoftë, kompanitë si Tesla kanë marrë një goditje të madhe, pasi shitjet në territorin e Kinës janë ndalur, për të luftuar përhapjen e koronavirusit. Duke mos arritur të shpërndajë porositë tek klientët, ashtu siç u premtua, Elon ka humbur një shumë të konsiderueshme të ardhurash, për shkak të kësaj mbylljeje.

Lexo: BE ofron 232 milionë euro në luftën kundër Koronavirus-it

Pavarësisht nëse paniku i koronavirusit është “një pirg plehrash” ose jo, faktet në terren tregojnë se nuk mund të skualifikohet, si një virus vdekjeprurës. Numri i personave të infektuar dhe të vdekur globalisht, që nga fundi i dhjetorit 2019 e deri më tani është rritur në mënyrë eksponenciale, duke shkaktuar panik.

Burimi: Coinspeaker

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0