Çfarë kërkojmë ne, taksapaguesit?

Çfarë kërkojmë ne, taksapaguesit?


Publikuar nga Altax.al

 

Politika është një mjet që duhet të japë shtytjen kryesore për rritjen ekonomike për të gjithë dhe nga të gjithë.

Nga njëra anë, shikojmë ekonomitë rajonale, që kërkojnë me nxitim të faktorizohen si pjesë e ekonomisë europiane duke investuar te ajo çfarë kanë nevojë për arritjen e objektivit: të përshtatin teknologjinë dhe kapacitetet njerëzore me ndryshimet që kërkon tregu.

Ndërkohë, përballë dhe krahas tyre ecën ekonomia shqiptare me dëshirën e madhe për thithje të investimeve të huaja dhe faktorizimin e produkteve shqiptare duke tentuar konkurueshmërinë nëpërmjet shfrytëzimit të krahut të lirë të punës shqiptare. Por, më prapa rajonit në ato çfarë ata kanë praktikuar: teknologji dhe forcim kapacitetesh.

Nga analiza krahasuese e modeleve të zbatuara, qasja ekonomike dhe politike shqiptare për momentin është një situatë ngërçi në rrugën e konkurueshmërisë dhe kjo është produkt i lidershipit shqiptar dhe jo i neve, taksapaguesve. Kjo nuk është produkt thjesht i një partie, por i mentalitetit politik që ka drejtuar Shqipërinë e pas viteve ’90. Është dhe një tregues pa koment i limitit të inteligjencës së lidershipit politik dhe ekonomik për të drejtuar vendin sipas një modeli ekonomik vizionar.

Lexoni: Konfindustria: të rikthehet taksa e sheshtë

Përtej dështimit me politikën e krahut të lirë, ne taksapaguesit kemi vite që dëgjojmë politikën të flasë në emrin tonë për ulje të taksave mbi konsumin dhe kapitalin (TVSH, TAP, etj).

Mirë po, buxheti nuk ka nevojë për politikë, por për aritmetike.

Së pari, dhe mbi të gjitha nevojitet të përmirësohet rishpërndarja e të ardhurave për të mos u thelluar hendeku midis atyre që kanë shumë e po fitojnë më shumë dhe atyre që kanë pak dhe që po fitojnë edhe më pak. Rishpërndarje do të thotë zgjerim masiv i bazës së kontribuesve fiskalë, takspaguesve individualë.

Një rrugë për ta arritur është përfundimi i instrumentave të progresivitetit të taksimit, jo vetëm për pagat, por edhe për kapitalin, si dhe për taksat e konsumit. Por, nuk duhet harruar edhe harmonizimi me taksat lokale, që për qytetarin e varfër dhe provincial, si banorin e fshatit kanë ndikim në koston e jetës së tyre. Në fakt, tatimi mbi të ardhurat individuale është instrumenti më i shpejtë për rishpërndarjen e të ardhurave.

Rishpërndarja e të ardhurave do të thotë barazi përpara ligjit dhe nga ky shkak vjen natyrshëm edhe zgjerimi i bazës tatimore për secilin nga tatimet.

 

Shërbimet për edukimin dhe forcimin e kapaciteteve nëpërmjet politikave fiskale të nxitjes për pjesëmarrje janë modeli që duhet të ishin dhe jenë, ajo pjesë e konkurencës shqiptare me kapacitete njerëzore për të konkuruar krahas me vendet e tjera rajonale.

Një treg që do të shfrytëzojë edhe më mirë dhe më efektivisht burimet natyrore dhe veçanërisht ato energjetike duhet të zgjerohet duke u nisur nga ekonomia që flet shqip drejt fqinjëve të saj duke e bazuar suksesin mbi kapacitete dhe burime që përmbushin standardet zhvillimore të kohës dhe ekonomisë që duam të zhvillojmë.

Lexoni: Rama: Ju gënjeni. Taksat nuk janë rritur. Pragu biznes i vogël-biznes i madh bëhet 10 mln lekë nga 8 mln aktualisht

Pra, çfarë duhet të kërkojmë ne, taksapaguesit nga politikëbërësit që të na drejtojnë drejt ndryshimeve (reformimeve) të nevojshme?

Ata duhet të përshtatin politikat partiake duke i kombinuar dhe orientuar strategjitë sektoriale drejt atij produkti/shërbimi që konkuron në treg nëpërmjet diversitetit (veçantisë shqiptare). Kjo do të thotë që strategjitë dhe politikat nuk janë prona e partive, por e qeverive. Kështu, është politikë e prapambetur në kohë dhe vizion këmbëngulja për të garantuar buxhetin dhe ekonominë në modelime të bazuara te taksat e ulura, kur ekonominë nuk e kanë konkuruese dhe me kryeneçësi vijon ende krahu i lirë i punës si mentalitet konkurues në treg.

Ndërkohë, politika që vijon ende të egzistojë mbi mentalitete përjashtuese nuk do ta arrijë dot rezultatin që pretendon. Në fakt ështe duke i mbyllur rrugët e të ardhmes vetvetes.

E para është prona dhe titulli i pronësisë. Ato duan një trajtim të shpejtë të tipit financim monetar direkt sipas modeleve të zbatuara nga shtete të zhvilluara në situata kur ekonomia ka patur nevojë për pompim parash.

Lexoni: Ahmetaj: Bashkitë kanë hapësirë për të ulur taksën e pronës

Por, lekët që mund të shpenzohen për pronarët dhe pronësinë jo vetem nuk mjaftojnë për ta, por do të arrijnë të ndikojnë edhe në mospërmbushjen e politikës së rritjes së shpenzimeve për pensionet dhe veçanërisht për shërbimet e shëndetit dhe kujdesin ndaj fëmijëve dhe grave për zonat ku nuk ka arritur të ndihet ndryshimi. Për të mos harruar edukimin, i cili ende është në proces reformimi, por larg rezultatit për sa kohë nuk po futet meritokracia në themel të këtij sistemi që gjeneron pikërisht “pyllëzimin” e kapaciteteve të nevojshme për të ardhmen. Të gjitha kanë nevojë për para që qarkullon rrjedhshëm dhe jo për pikatore nga buxheti, që përfundojnë në mbyllje të “vrimave”, por jo në ndryshim të situatës së trashëguar. Një qasje përtej politikës së konsolidimit fiskal është furnizimi me para drejt e aty ku është e nevojshme të qarkullojë paraja.

Ndërkohë, në vend të parcelizimit të administrimit fiskal në shumë “ngastra” administratorësh, nevojitet që të rindërtohet sistem i thjeshtë dhe i asimilueshëm për takspaguesit me qëllim që t’u paraprihet efekteve prej ndryshimeve demografike dhe koncentrimit të kapitalit në pak emra dhe familje. Ka nevojë të ngutshme që administrimi të ketë në krye profesionistë dhe perfeksionistë.

Politika fiskale, por edhe politika në përgjithësi nuk duhet të jenë instrument për qeverisje, por modele që ndërtohen për të ndihmuar optimizimin e ekonomisë së vendit dhe rritjen e mirëqenies së çdo shtetasi që të ndihet krenar që është shqiptar.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0