Ahmetaj: Bashkitë kanë hapësirë për të ulur taksën e pronës

Ahmetaj: Bashkitë kanë hapësirë për të ulur taksën e pronës


Në një seancë informimi, për taksën e pronës dhe TVSH-në e biznesit të vogël, Ministri i Financave Arben Ahmetaj, ka folur paraditen e së martës në Komisionin e Ekonomisë.

Gjatë diskutimeve të projektligjit ka pasur ndryshme dhe ndër to është vendimi për të përjashtuar banesat sociale, pensionistët që jetojnë vetëm dhe strukturat akomoduese me status special. Tek kjo e fundit futen Hotelet me 4 dhe 5 yje të marjave ndërkombëtare.

Sipas tij, metodologjia për të llogaritur vlerën e taksës është bazuar në të dhënat e shoqatave të bashkisë. Ai tha se, “ Do të bazohet mbi  vlerën e tregut të banesave, dhe do t’u jepet  mundësia  bashkive që të ulin çmimin deri në 30% për zonat periferikë.  Për Tiranën shkon deri në 35% ulja që mund të bëjë bashkia për të ndihmuar grupet në nevojë. Për ndërtesat në proces ndërtim është vendosur një koeficient 30%”.

Këto ditë miratohet ndërkohë, ngritja e Drejtorisë së Përkohshme të Administrimit të Taksës së Pasurisë.

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave Jorida Tabaku, ka ritheksuar qëndrimin e saj kundër duke thënë se të ardhurat nga taksa e pronës pritet të jenë dz herë më të larta. Tabaku vlerëson se administrate nuk është ende gati për të mbledhur këtë taksë.

Ministri Ahmetaj ka folur edhe për TVSH-në tek biznesi i vogël. Sipas tij aplikimi I TVSH-së (20% e vlerës së produktit që do të shitet), nuk do të sjellë rritje çmimi në treg.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0