Rama: Ju gënjeni. Taksat nuk janë rritur. Pragu biznes i vogël-biznes i madh bëhet 10 mln lekë nga 8 mln aktualisht

Rama: Ju gënjeni. Taksat nuk janë rritur. Pragu biznes i vogël-biznes i madh bëhet 10 mln lekë nga 8 mln aktualisht


 

Në një takim me sipërmarrës të biznesit të vogël, kryeministri Edir Rama ka paralajmëruar se poragu ndarës mes biynesit të vogël e të madh do të kalojë nga 8 milionë lekë xhiro në vit aktualisht në 10 milionë lekë. Sipas tij, kjo do të bëhet për të ulur presionin për të qëndruar nën një tavan, brenda të cilit taksa e biznesit është 5%, ndërsa mbi 8 mln lekë xhiro është 15%.

Kryeministri ishte para panelit të sipërmarrësve që kanë hyrë në TVSH-pasi kalojnë xhiron 2 miln lekë në vit (duke u futur në shkallën e mesme të taksueshme të xhiros 2-8 milionë lekë).

Sipërmarrësve të vegjël u uroi suksese në protestat dhe mbylljen e qepenave të bizneseve të tyre, i bindur se ata, por edhe bizneset që deklarojnë 8 milionë lekë xhiro në vit, gënjejnë, duke kryer shmnagie dhe evazion fiskal. Ai tha se kalimi në një kufi, “nga 5 për qind, në 15 për qind, bën që shumë prej jush të gënjejnë me bilancet dhe për të mbajtur kokën nën tavan. Jetojni nën stresin e vazhdueshëm të hartimit të bilanceve të rreme. Këtë çështje ne mendojmë se ka ardhur koha ta adresojmë në mënyrë që asnjë biznes i vogël të mos gënjejë. Tavani do të rritet mbi 100 milionë”.(të vjetra)

Përfshirja në skemën e TVSH-së e bizneseve me xhiro mbi 2 mln lekë në vit, nuk do të rrisë çmimet. Kjo është deklarata e përsëritur disa herë tashmë nga Kryeministri Rama dhe Ministri I financave Ahmetaj.

Sipas Arben Ahmetajt, synimi është kontrolli i zinxhirit me fokus biznesin e madh dhe biznesi i vogël nuk do të rëndohet as në kostot e mbajtjes së llogarive. Ai tha se, “do të jetë një deklaratë shumë e thjeshtë me 4 ose 6 kuti të thjeshta që nuk ju kërkon të keni kontabilist, as të keni llogari të detajuara dhe ato do i mbani për vete dhe do ju bëjë të mundur të keni një deklarim të thjeshtuar që tju pozicionojë në zinxhirin e transaksionit”.

Rama në takim me biznesin e vogël:

Erdha këtu dhe për të diskutuar lidhur me gënjeshtrat dhe si të dalim nga bota e gënjeshtrave, duke ndihmuar biznesin e vogël të relaksohet lidhur me tavanin. Unë po ju them pak fjalë. E para, dëgjova që janë rritur taksat. Më thuaj një që është rritur?! Më thuaj çfarë takse u rrit për biznesin e vogël?!

E vërteta është që taksat janë ulur dhe këtu flas për taksat kombëtare, tarifat e bashkive duhet t’i diskutojmë më vete. Nëse doni të bëni takim me kryetarët e bashkive unë jam i gatshëm të  vij dhe t’ju them atyre çfarë mendoj. Ama qeveria që unë drejtorja ka ulur taksat.

 Taksa e  biznesit të vogël u bë zero deri në 5 milionë dhe u bë 5 për qind deri në 8 milionë. Sot kemi shumë më tepër biznese të vogla seç kishim para 4 vite e gjysmë. Janë mbyllur biznese por edhe janë hapur se ky është proces kudo në botë. Llogaria është e thjeshtë. Sot kemi më shumë biznese dhe kemi më shumë konsum. Nuk ka rënë fuqia blerëse.

Problemi i biznesit të vogël nuk është përfshirja në skemën e TVSH-së, por tavani aktual i vendosur prej 8 milionë lekë.

Ajo çka unë kam nxjerrë si përfundim nga takimet me përfaqësuesit e biznesit është se problemi juaji nuk është TVSH. Problemi juaj është tavani 8 milionë, sepse duke e kapërcyer këtë tavan pastaj subjekti është i detyruar të paguajë një taksë më të lartë. Kjo bën që shumë prej jush gënjejnë. Gënjejnë me bilancet dhe për të mbajtur kokën nën tavan, ndërkohë që xhiron e kanë më të lartë se 8 milionë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0