Çfarë i ndodh trurit të një njeriu pasi mbush 40-vjeç? - Business Magazine Albania

Çfarë i ndodh trurit të një njeriu pasi mbush 40-vjeç?

Truri i njeriut pëson ndryshime të rëndësishme strukturore, funksionale dhe metabolike me kalimin e moshës, me ndryshime të lidhura në njohje dhe sjellje. Një përmbledhje sistematike studimesh është botuar kohët e fundit në revistën “Psychophysiology”.

Studiues nga Australia shqyrtuan 144 studime dhe përmblodhën njohuritë e deritanishme mbi atë se si lidhja e trurit të njeriut ndryshon gjatë jetës sonë. Ata zbuluan se pas moshës 40 vjeç, truri fillon t’i nënshtrohet një rilidhjeje që rezulton në rrjete të ndryshme, duke qenë më tëintegruara dhe më të ndërlidhura midis tyre.

Ata sugjerojnë se kjo sjell një mënyrë të menduarit më pak fleksibël, një frenim më të ulët të reagimit, dhe një reduktim të arsyetimit verbal dhe numerik. Ndërsa kjo mund të jetë bindëse, vlen të përmendet se këto lloj studimesh bazohen në rezultatet nga një teknikë imazherike e quajtur MRI-ja funksionale.

Lexo:Si e shfrytëzojnë njerëzit e sukseshëm kohën e tyre?

Ajo i jep mundësinë neuroshkencëtarëve të vëzhgojnë pjesët e trurit të subjekteve që ‘aktivizohen’ në përgjigje të stimujve ose kur thjesht janë në pushim. Gjithsesi, nuk mund të jemi vërtet të sigurt nëse këto janë përgjegjëse për ndryshimet në aftësitë njohëse që shohim në këtë periudhë të jetës.

Mund të ketë një lidhje, por ajo është e vështirë të vërtetohet. Duke parë të dhënat nga studimi, “ristrukturimi” që ndodh është shumë gradual, pra jo një ndryshim dramatik në çdo dekadë siç mund të sugjerohet. Pra ndoshta nuk ka një “ristrukturim të madh”, dhe ne nuk e dimë me saktësi se si kjo përkthehet tek aftësitë njohëse. Gjithsesi edhe ky rishikim nënvizon se me plakjen e njeriut në trurin e tij ndodhin ndryshime të rëndësishme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0