Çfarë është Sindroma e Lizës në Botën e Çudirave? - Business Magazine Albania

Çfarë është Sindroma e Lizës në Botën e Çudirave?

Çfarë është Sindroma e Lizës në Botën e Çudirave?

Një numër i madh njerëzish në mbarë botën përjetojnë simptoma të një gjendjeje të veçantë të njohur si Sindroma e Lizës në Botën e çudirave. Emrin e ka marrë nga heroina e Lewis Carroll, e cila u rrit pasi hëngri një kërpudhë.

Sindroma e Lizës në Botën e çudirave ndikon në mënyrën se si njerëzit e perceptojnë botën përreth tyre dhe mund të shtrembërojë mënyrën se si ata i perceptojnë trupat e tyre dhe hapësirën përreth tyre. Njerëzit që vuajnë nga kjo patologji mund të shohin se objektet dhe fytyrat e njerëzve përreth tyre rriten, ose zvogëlohen në mënyrë dramatike, në një mënyrë madje të frikshme.
Kjo simptomë është vetëm një nga 40 llojet e shtrembërimeve vizuale karakteristike për sindromën.

Disa pacientë gjithashtu tregojnë se shohin pjesë të ndryshme të trupit të ‘shtuara’ tek njerëzit përpara tyre. Mund të shikojnë për shembull krahët e ngjitur me fytyrat. Simptoma të tjera përfshijnë shikimin e njerëzve ose objekteve që lëvizin në lëvizje të ngadaltë, ose duke lëvizur shpejt në mënyrë të panatyrshme.

Sëmundja sulmon edhe sistemin e dëgjimit. Të prekurit mund të dëgjojnë të dashurit duke folur jashtëzakonisht ngadalë, ose shumë shpejt.
Lexo: Sipërmarrësja Barbara Corcoran tregon pse punëson njerëz me dyshim tek vetja dhe jo ata me vetëbesim

Ka nga ata që hedhin hipoteza se vetë autorja mund të ketë marrë frymëzim, për historinë e treguar në Liza në Botën e çudirave, nga shtrembërimet perceptive, ndoshta të shkaktuara nga aurat e migrenës. Të tjerë kanë sugjeruar se Carroll mund të ketë vuajtur nga sindroma, e shkaktuar nga epilepsia, abuzimi me substancat apo edhe një infeksion.

Shkaqet e sakta të sindromës janë ende të mbuluara me mister. Disa thonë se kushte të veçanta si goditjet në tru, tumoret e trurit, aneurizmat, infeksionet virale, epilepsia, migrena, sëmundjet e syve dhe çrregullimet psikiatrike si depresioni dhe skizofrenia përcaktojnë zhvillimin e tyre.

Rreth 30% e adoleshentëve raportojnë përvoja të lehta ose kalimtare të sindromës. Disa ilaçe kundër kollës dhe substanca të paligjshme halucinogjene gjithashtu mund ta shkaktojnë atë. Në shumicën e rasteve, siç sugjeron hulumtimi, sindroma e Lizës në Botën e çudirave tenton të zgjidhet vetë me kalimin e kohës, megjithatë, ndonjëherë simptomat mund të përsëriten. Megjithatë, nevojiten më shumë kërkime për të hedhur dritë mbi këtë patologji misterioze.ncbi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0