Çfarë e bën një person të suksesshëm? - Business Magazine Albania

Çfarë e bën një person të suksesshëm?

Ne quajmë njeri të suksesshëm dikë që ka një pozicion drejtues, është shumë i pasur apo ka shumë arritje në jetë, por ti mund të jesh i suksesshëm edhe nëse ke këto aftësi…

Nuk varesh nga rroga

E ke jetën shumë më të larmishme seç ta lejon buxheti

Nuk kërkon vlerësim

Kur të tjerët të bëjnë komplimente, nuk i merr shumë seriozisht. Të jesh I aftë të bësh detyrën pa kërkuar vlerësim, tregon një forcë të lartë mendore.

Ke më pak probleme

Shikoje jetën kohët e fundit. Ka qenë më e qetë? Mungesa e kaosit në jetë tregon që ti menaxhon situatat.

Ke një plan

Ke një synim në jetë dhe ke menduar si do e arrish.

Ke dëshirë për më shumë

Nuk je i kënaqur me atë që ke. Kërkon më shumë.

Zgjohesh herët

Nuk mund të jesh i suksesshëm dhe të nisësh punën pasdite.

Je një qytetar aktiv

Po të përfshihesh në situata të ndryshme me rrathë të ndryshëm socialë mund të takosh njerëz të shëndetshëm me jetë harmonike dhe nuk ke pse ngec pranë personaliteve toksike të disa të tjerëve.

Ti i trajton njerëzit me respekt

Nëse ti ke kuptuar vlerën që ka trajtimi i njerëzve me respekt, ky është një mësim i rëndësishëm.

Je i vendosur

Kushdo me një motor dhe vullnet për të kaluar kohët e vështira do ia dalë. Nëse nuk e ke problem të përveshësh mëngët dhe të bësh duart pis, je më mirë seç mendon.

Ke vetëbesim pa arrogancë

Nëse ke një farë përulësie të vërtetë ndaj të tjerëve ndërkohë që I frymëzon ata që përpiqen, je një person i suksesshëm tashmë.

Ti ke luftuar

Të gjithë kemi dështime. Nëse ti ke luftuar për të kaluar nga dështimi në sukses, je i aftë të kesh sukses.

Përpiqesh për t’u përmirësuar

Shumë njerëz bien në kurthin që “ia dolën”, por nëse nuk ngec kurrë aty, është një shenjë e mirë.

Ke disiplinë

Të mësosh si mos të gabosh dhe si të veprosh si duhet është jetike për suksesin afatgjatë.

Ti vlerëson durimin

Ky është një virtyt që njerëzit më të suksesshëm e emetojnë gjerësisht.

Menaxhon kohën mirë

Menaxhimi i kohës është shenjë e një suksesi afatgjatë dhe aftësia për të përdorur kohën çdo ditë në atë mënyrë që të jesh produktiv është shenjë e një personi të suksesshëm. I aftë për të bërë shumë detyra brenda një dite? Je tashmë një sukses.

Ke miq të suksesshëm

Suksesi rreth teje është mënyra më e lehtë për t’u frymëzuar. Nëse e gjen veten të rrethuar nga njerëz që po arrijnë atë që duan, mund të jetë më e lehtë të përmirësohesh dhe të rritesh në mënyrën e duhur.

Nuk ua hedh fajin të tjerëve për dështimet tua

Ke arritur në një pikë kur merr përgjegjësinë e veprimeve të tua dhe nuk ua faturon të tjerëve dështimet. Kjo është shenjë suksesi.

Nuk e harxhon kohën kot

Kanë ikur shumë larg kohët kur ti lejoje të tjerët të tërhiqnin në punët e tyre dhe të bënin të humbje kohë me aktivitete që të dukeshin të mërzitshme dhe ishin joproduktive për zhvillimin dhe vlerësimin e vetes. Sensi për të gjetur rrugën e duhur të jep mundësinë të dish çfarë do pa nevojën e aprovimit të të tjerëve.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0