Çfarë duan punonjësit?

Studimi: Ja çfarë duan punonjësit


Sondazhi gjithashtu zbuloi se 80% e punonjësve do të zgjedhnin përfitimet shtesë në vend të një rritje page.

Çfarë duan punonjësit?

Google është i famshëm për përfitimet e tij për punonjësit, të cilat përfshijnë dreka të përgatitura nga një kuzhinier profesionist, masazhet dy herë në javë, klasa yoge dhe takime në sallone bukurie falas.

Punonjësit e Twitter përfitojnë tri vakte ushqimi në ditë apo klasa improvizimi falas. Shumë kompani të vogla kanë tërhequr vëmendje për përfitimet e tyre të pazakonta, siç janë rimbursimi i shpenzimeve për pushime dhe libra falas.

 

Por çfarë duhet të bëjë një biznes i cili nuk mund të përballojë përfitimet me madhësi aq të mëdha sa Google?

Një studim i ri i kryer nga një ekip në Fractl zbuloi se, pas sigurimit shëndetësor, ajo çfare duan punonjësit është të vendosin vlerë më të lartë për përfitimet siç janë orët fleksibël, kohë më e paguar për pushime dhe opsionet e punës nga shtëpia.

Si pjesë e studimit, ekipi i dha 2.000 punonjësve amerikanë, duke filluar nga mosha 18 deri në 81 vjeç, një listë prej 17 përfitimesh dhe u pyetën se sa vlerë i jepnin këtyre përfitimeve nëse do të duhej të vendosnin midis një pune me pagesë të lartë dhe një pune me pagesë më të ulët por me më shumë përfitime.

 

 

Sigurimi shëndetësor më i mirë dhe dentisti kryesonin listën, me 88% të të anketuarve duke thënë se ata e shofin këtë përfitim si “disi të rëndësishme” (34%) ose “shumë të rëndësisshme” (54%) kur zgjedhin një punë.

Përfitime të tjera që tregojnë atë se çfarë duan punonjësit, ishin ato që ofronin fleksibilitet dhe përmirësim të ekuilibrit midis punës dhe jetës. Shumica e të anketuarve raportuan se orët fleksibël, më shumë kohë pushimi, më shumë punë në shtëpi dhe koha e pakufizuar e pushimeve mund të bëjë që një punë me pagesë më të ulët të jetë përparësi për një punë me pagesë të lartë me më pak përfitime.

 

Për më tepër, fleksibiliteti dhe ekuilibri midis punës dhe i jetës janë me rëndësi të madhe për një segment të madh të fuqisë punëtore: prindërit. Ata vlerësojnë orët fleksibël dhe ekuilibrin midis punës dhe të jetës mbi pagën dhe sigurimin shëndetësor në një punë potenciale, sipas një sondazhi të fundit nga FlexJobs.

Përfitimet e punës që nuk ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën e jetesës së një individi dhe financat ishin më së paku të lakmuara nga anketuesit, si p.sh. ushqimi dhe kafja në zyrë. Takimet apo aktivitetet së bashku me ekipin ishin të ulëta në listë. Kjo nuk do të thotë që këto përfitime nuk vlerësohen nga punonjësit, por këto përfitime ndoshta nuk janë mjaftueshëm të rëndësishme për të bindur një kandidat për punë për të zgjedhur një kompani.

U vërejtën gjithashtu dallime gjinore në lidhje me disa përfitime. Më të dukshmet ishin se gratë kanë më shumë gjasa të preferojnë përfitimet familjare, si pushimet prindërore të paguara dhe shërbimet falas të kujdesit ditor. Burrat vlerësonin më shumë eventet në lidhje me ekipin apo ushqimin falas. Të dy gjinitë vlerësonin përfitimet e palestrës, megjithëse të llojeve të ndryshme. Gratë kanë më shumë gjasa të preferojnë klasa të yogas, ndërkohë që burrat kanë më shumë gjasa të preferojnë një palestër me anëtarësime falas.

 

 

Zbulimet anketës sugjerojnë se ofrimi i kombinimit të duhur të përfitimeve që janë të lira dhe shumë të kërkuara nga punëkërkuesit mund të jap një avantazh konkurrues për bizneset që nuk mund të përballojnë paga të larta dhe përfitime më të lira për punë.

Burimi: hbr.org

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0