CEO i paguan punonjësve të tij 2000 $ për të shkuar me PUSHIME - Business Magazine Albania

CEO i paguan punonjësve të tij 2000 $ për të shkuar me PUSHIME


Edhe kur amerikanët fitojnë para kur punojnë në kohën e lirë apo i jepet kohë e pakufizuar për pushime, ende shumë prej tyre kanë frikë nga pasojat e marrjes së një pushimi të merituar – “dëshmorë të punës,” janë quajtur ata shpesh.

Mark Douglas, CEO i kompanisë së marketingut dhe reklamave, SteelHouse ka një analogji të ndryshme.

“Nëse ju keni një luan në kafaz që ka lindur në robëri, dhe pastaj ju i hapni kafazin, ai do të mbështetet akoma më shumë aty. Ata nuk do të fillojnë të vrapojnë. Kur filluam duke ju thënë punonjësve që kishin pushime të pakufizuar, ata nuk dinin se si t’a interpretonin atë.

“Kjo ndodhi në vitin 2010, kur SteelHouse u hap si kompani. Në vitin 2011, Douglas gjeti një zgjidhje: T’i paguajë njerëzit për të marrë pushime.

Nëse ju punoni në SteelHouse, kompania do t’ju paguajë 2.000 $ në vit për të shkuar kudo në botë dhe të bëni çdo gjë që ju dëshironi (me kusht që të mos bëni gjëra të paligjshme). Ju mund të bëni disa udhëtime ose të gjitha në të njëjtën kohë; Douglas ia lë atë në dorë vetë anëtarëve të grupit.

“Kultura jonë është me të vërtetë e thjeshtë,” tha ai. “Është e bazuar në besim dhe ambicie.”

“Besimin mund t’a shohim në dy mënyra, shton ai. Punonjësit që blejnë biletat e tyre të avionit të Hënën do të rimbursohen deri të Martën. Nëse i punësuari nuk ka para cash, SteelHouse e lejon të përdorë kartën e kreditit të kompanisë për të rezervuar fluturimin. Pasi njerëzit të kthehen nga udhëtimet, ata mund të paraqesin shpenzimet e tyre për rimbursim deri në 2,000$.

Sigurisht, disa njerëz kanë thënë se nuk kanë nevojë për pushime dhe e pyesin nëse mund të marrin një bonus 2,000$ në vend të tyre, por Douglas është i bindur se paratë duhen përdorur për pushime. “Unë në fakt dua që ju të shkoni diku dhe të kënaqeni,” tha ai.

Rezultatet kanë treguar, thotë Douglas, se në tre vitet e fundit, vetëm pesë persona nga 250 janë larguar nga kompania, tre prej të cilëve u larguan për arsye që nuk lidheshin me punën e tyre. “Ne kemi praktikisht qarkullim zero,” tha ai. Kompania ka gjetur se njerëzit që vijnë për të punuar mbas pushimeve kanë tendencë të jenë më produktive.

Douglas beson se të gjitha industritë janë të afta për të zbatuar një politikë të tillë. Shumë kompani duhet të mësohen me idenë në mënyrë që ajo të mos duket aq e frikshme, thotë ai.

Douglas thotë se ai u frymëzua nga përvoja e tij pozitive në punë që inkurajonte punonjësit të merrnin pushime.

“Herën e parë që unë u ekspozova ndaj kulturës së vërtetë të korporatave, që kishte elementin për të cillin ne po flasim, ajo ndryshoi perspektivën time për pjesën tjetër të jetës”, tha ai.

Douglas thotë se ai dëshiron që anëtarët e ekipit të tij, shumë prej të cilëve janë më të rinj se 30 vjeç dhe nuk kanë pasur shumë punëdhënës të tjerë, që një ditë të krijojnë kompani, që të vendos në mënyrë të ngjashme këto politika.

“Është një gjë kur thoni: ” Ju keni tre javë pushim “, siç bëjnë shumica e kompanive,” tha ai. “Është diçka tjetër kur thoni ” Ju keni para dhe nëqoftëse ju nuk shkoni me pushime dhe nuk i shpenzoni këto para, paratë do të shkojnë dëm. ”

Burimi: businessinsider.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0