Çfarë do të ndodhë nëse telefonat e mençur do të zhduken? - Business Magazine Albania

Çfarë do të ndodhë nëse telefonat e mençur do të zhduken?


Një ditë, edhe pse jo kaq shpejt, por më shpejt se ne mund të imagjinojmë, telefonat e mençur do të zhduken, në të njëjtën mënyrë siç janë zhdukur makinat e fax-it.

Edhe pse jemi të paktën një dekadë larg nga ajo ditë, bazat për zhdukjen e sigurtë të smartphone-ëve tashmë i kanë vënë Elon Musk, Microsoft, Facebook, Amazon dhe qindra e mijëra biznese të reja në mbarë botën. Dhe çfarë do të ndodhë kur ata me të vërtetë nuk do të jenë më …

Nëse e shikojmë një smartphone nga një kënd tjetër, mund të vijmë në përfundimin se ai është, në fakt, pajisja që është formuar plotësisht në modelin e kompjuterëve desktop, sepse ka një monitor, tastierë dhe “mouse” (touch-screen). Smartphone-ët më modernë kanë shumë karakteristika të reja dhe aplikacione, ekran më të mirë dhe kamera, jetën më të mirë të baterisë, pajisje VR, kontrollin me zë, asistentin personal … por ata janë në fakt shumë larg nga diçka krejtësisht revolucionare.

Në anën tjetër, startup-ët e vegjël, por edhe kompani të mëdha çdo ditë hedhin në treg shumë produkte të reja që kanë disa, ose të gjitha, mundësitë që këto pajisje ofrojnë. Edhe pse arrijnë sukses relativisht të kufizuar komercial, mund të pritet që pajisje të tilla si Amazon Echo, Sony PlayStation VR ose Apple Watch do të ketë gjithnjë e më shumë.

Në afat të mesëm, mund të presim që të gjitha këto pajisje “eksperimentale”, dhe teknologji të reja në fazat e hershme të zhvillimit, do të fillojnë të shkrihen në diçka që do të na japë, në thelb, diçka që do të jetë e njohur, por ajo mund dalë diçka krejtësisht e ndryshme .

Për shembull, Microsoft, Facebook, Google, Magic Leap (i mbështetur nga Google), do të punojnë së bashku për një pajisje të veçantë për realitetin virtual, e cila do të jetë në gjendje për të dizejnuar objekte 3D direkt në syrin e njeriut. Ka zëra se Apple është duke punuar në diçka të ngjashme.

burimi: GazetaExpress

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0