“Për të bërë një konferencë duhet shumë punë, guxim, iniciativë, grupim pune, strukturim dhe pasion,” fillon intervistën për BusinessMag Kejvi Mici, një ndër organizatorët e konferencës. Konferenca e parë Kombëtare e Teknologjisë Dixhitale Inovative “EGOS”, u soll nga Kejvi Mici dhe Daniel Fusha, ditën e Mërkurë, datë 17 Prill në ambientet e Xheko Imperial.