Njihuni me 17 vjeçarin që drejton biznesin e tij, nget biçikletën për 23 kilometra në ditë, merr notat më të larta në shkollë, nganjëherë me vetëm 4 orë gjumë - Business Magazine Albania

Njihuni me 17 vjeçarin që drejton biznesin e tij, nget biçikletën për 23 kilometra në ditë, merr notat më të larta në shkollë, nganjëherë me vetëm 4 orë gjumë


Në mënyrë që të frekuentojë në shkollë, të drejtojë biznesin e tij, të merret me sport, ai nganjëherë zgjohet në katër të mëngjesit, çka ka dhënë mes kolegëve pseudonimin “The Machine”.

Ndërsa shokët e klasës së Reichardt luajnë video lojëra, takohen me shokët ose përgatiten për të marrë patentën e shoferit, 17-vjeçari punon për konceptet dhe planet financiare për startup-in  e tij “Sharezone” çdo pasdite pas shkollës.

Ai është duke punuar në aplikacionin e detyrave të shtëpisë, në të cilin mësuesit dhe studentët mund të ndajnë detyrat dhe ecuritë e punës, me dy bashkë-themelues që nga marsi i vitit 2018. Në teori, kjo do të thotë se asgjë nuk duhet të shkojë dëm nëse dikush është i sëmurë ose thjesht nuk është i gatshëm për të kryer detyrat. Ideja i erdhi Reichardt-it pasi u mërzit duke iu përgjigjur ҫdoherë të njëjtës pyetje: “ҫfarë kemi pasur për detyrë?”

Ndërsa nga njëra anë, orari i adoleshentit është mbresëlënës pasi duket i vendosur të bëjë një pune mbresëlënëse, ka momente kur lind pyetja nëse ai po shkon shumë larg dhe mund të përfundoj në “ burn-out”.

Ja se çfarë duket një ditë në jetën e ndërmarrësit 17-vjeçar gjerman.

Nils Reichardt nganjëherë ngrihet në orën 4 të mëngjesit

Më pas ai i përgjigjet mesazheve nga ekipi i tij dhe bën detyrat e shtëpisë.

Reichardt gjithashtu vrapon për ekipin e atletikës së FC Schalke 04 shtatë herë në javë

Ndërsa trajnimi zakonisht ndodh pasdite, të paktën një herë ose dy herë në javë, ai merret me biznesin e tij para shkollës kështu që ka më shumë kohë pasdite.

Reichardt është i angazhuar në stërvitje dhe thotë: “Sporti më ndihmon të strukturoj ditën time”.

Pas kampionatit gjerman, ai planifikon të mos merret me sport, në mënyrë që të përqëndrohet në kompaninë e tij.

Reichardt nuk e lë pas dore shkollën. Është një nga më të mirët në klasën e tij

Reichardt është në klasën e 12-të në Shkollën Lessing dhe Kolegjin Profesional në Düsseldorf, studion matematikë dhe shkencat kompjuterike.

“Në shkollë, përpiqem t’u kushtoj vëmendje mësimeve dhe të marr pjesë në mënyrë aktive. Kjo, pasi kur shkolla mbaron, koha e lirë do të përfundojë”, thotë ai.

Prindërit e tij sigurohen që ai të mos e lërë pas dore shkollën përderisa punon.

“Një gjë është e qartë: nëse performanca e Nils bie në shkollë, unë jam gati të ndërhyj”, thotë babai i tij, profesor i shkencave kompjuterike dhe nënkryetar i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Düsseldorf.

Zakonisht, ai i refuzon kërkesat e Reichardt për të zëvendësuar orët e mësimit me konferenca apo takime biznesi. Përveç kësaj, ai përkrah frymën sipërmarrëse të djalit të tij dhe nuk duket i shqetësuar se barra mund të përfundojë shumë e lartë ose që djali i tij mund të përfundojë në “burn out”.

“Ajo që më shqetëson ndonjëherë është se qëndrimi i Nilsit për punën merr shumë nga jeta e tij dhe ai nuk gjen kohë të mjaftueshme për vete … por duke u ngritur herët, duke qëndruar deri vonë dhe duke mos fjetur shumë – kjo është relativisht normale në këtë moshë”.

Reichardt është gjithashtu i famshëm në mesin e shokëve të tij të klasës

Ai është një prej atyre nxënësve që gjithmonë e ngre dorën dhe ulet në rreshtin e parë.

Lënda e tij e preferuar është matematika, ndërsa anglishtja është lënda e tij më e vështirë.

Mësuesit e tij e përshkruajnë si të vendisur dhe të disiplinuar, cilësi që shpesh mund të përshkruajnë raportin e një nevrasteniku, por Reichardt është i famshëm mes shokëve të tij të klasës, pasi është i pari që ofron ndihmën e tij.

“Nils është si një makinë, nga mënyra se si punon në aplikacionin e tij, unë kam respekt për të”, thotë një nga shokët e tij të klasës .

Shokët e klasës i dhanë atij pseudonimin “The Machine” për shkak të mënyrës se si ai punon.

Për Reichardt, shkolla nuk është një vend vetëm për të mësuar, por edhe për të testuar tregun

Në orën 10:25 bie zilja për pushim.

Reichardt kishte planifikuar që të takonte tre nxënësë të  klasës së pestë për të parë reagimet e tyre rreth aplikacionit të tij.

Kur bëhet e qartë që shokët e klasës e kanë harruar takimin, Reichardt nxjerr telefonin e tij dhe bën një tjetër thirrje për të rregulluar një takim pune në pasdit

Reichardt fillimisht filloi programimin në moshën 14 vjeçare për të përmirësuar aftësitë e tij në lojërat kompjuterike

“Kam luajtur shumë Minecraft në atë kohë”, thotë ai.

Aftësitë e tij në lojë më vonë e ndihmuan atë me Sharezone.

Ai e programoi aplikacionin e tij me dy bashkë-themelues.

Reichardt përdor gjithë kohën e tij të lirë për të punuar

Reichardt do ta kishte mbaruar mësimin në mesditë, pasi ora e filozofisë u anulua, por përsëri ai zgjodhi të përdorte orën e tij të lirë për t’ua prezantuar aplikacionin e tij disa nxënësve të klasës së gjashtë.

Reichardt përshkon 23 kilometra në ditë me biçikletën e tij

Ai nget biçikletën e tij për në takime.

Gjatë pushimit të drekës, Reichardt zakonisht ka një pjesë të makaronave në tavolinën e tij, të cilën ai e ka sjellë nga shtëpia. Pra, nuk ka kohë të ulet në kafene të shkollës.

Ai nget biҫikletën në takimin e tij të parë të biznesit dhe deri në fund të ditës do të ketë bërë 23 kilometra me biçikletë.

“E vetmja gjë që unë me të vërtetë neglizhoj është patenta e shoferit”, thotë sipërmarrësi i ri.

Për tre muaj, Reichardt do të mbushë 18 vjeç dhe mund të ngasë makinën.

Reichardt ka një numër të themeluesve me përvojë si mentorë

Peters-Kim është ish-drejtor i Mediacom, agjencia më e madhe në Gjermani dhe po ndihmon themeluesin e ri me planin e tij financiar.

Ata punojnë në aplikacion së bashku, diskutojnë konceptin dhe planin financiar.

Sot ai ka një takim për një konferencë telefonike me bashkë-themeluesit e tij Jonas Sander dhe Henry Silderhuis.

Meqë Sander shkon në shkollë në Siegen dhe Silderhuis studion inxhinieri mekanike në Dresden, mbledhjet e ekipit të tyre zhvillohen virtualisht.

Normalisht ai e përfundon punën në orën tetë të mbrëmjes

Pas takimit, Reichardt vazhdon të punojë edhe për tre orë e gjysmë në procesin e regjistrimit të aplikacionit të tij.

Reichardt kthehet në shtëpi pas mesnatës, pas një dite 20-orëshe.

/Business Insider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0